Për të parën herë, mbretëresha Elizabetë e II është prezantuar në një event publik duke përdorur një bastun që e ndihmonte për të ecur. Sovranja mori pjesë në londër, në një ceremoni në Uestminster Abei, me rastin e 100 vjetorit të legjionit mbretëror britanik. Ajo u shfaq si gjithnjë në formë shumë të mirë, pavarësisht 95 viteve që mban mbi supe. Bastuni ndërkohë iu dha nga një pjesëtar i stafit mbretëror ndërsa ajo zbriste nga makina e saj.