Top News – Në pritje të tërmetit të tmerrshëm…Stambolli në ethe! Pse Turqia është kaq e rrezikuar?
07/02/2023 13:27

Mijëra njerëz humbën jetën në Turqi dhe Siri si pasojë e tërmetit me magnitudë 7.8 të regjistruar orët e para të së hënës. Dhe në fakt, toka dridhet shpesh në këtë rajon dhe tërmetet me shumë viktima nuk kanë munguar edhe më parë. Por përse ndodh kjo? Korja e Tokës, paraqet një lloj enigme, është relativisht dinamike, që do të thotë e lëvizshme dhe përbëhet nga shumë pjesë individuale, nga disa pllaka gjigante oqeanike dhe disa pllaka më të vogla kontinentale. Shkencëtarët nuk janë të sigurt akoma se sa pllaka tektonike dhe më të vogla ekzistojnë. Këto pllaka lëvizin vazhdimisht, disa centimetra në vit. Kjo është krejt normale. Ato largohen nga njëra-tjetra, fërkohen mes tyre ose ndonjëherë shtyjnë njëra-tjetrën. Dhe si pasojë lëviz edhe pjesa e sipërme e tokës, e këto quhen lëvizje tektonike të pllakave. Edhe në tetor 2020, një tërmet tronditi detin Egje. Epiqendra ishte afër provincës turke të Izmirit, afër sipërfaqes së detit. Më shumë se 100 njerëz humbën jetën atëherë dhe më shumë se 1.000 u plagosën. Turqia ka qenë prej kohësh një territor interesant për studiuesit e tërmeteve. Ata kanë instaluar pajisje matëse në Turqi dhe monitorojnë situatën sizmike atje. Rezultatet tregojnë se rreziku i tërmeteve është shumë i lartë në të gjithë rajonin përreth Detit Marmara, në bregun e të cilit ndodhet Stambolli.

Top Channel/ Gjashtë kushtet e Iranit për paqe/ Plani për ti dhënë fund luftës, Teherani del me…
22/03 15:42
Top Channel/ Izrael, 162 të plagosur nga Irani/ Netanjahu: Të na bashkohen vendet e tjera
22/03 15:04
Top News – Të armatosur deri në dhëmbë… Marinsat e Trumpit gati të pushtojnë fortesat e Iranit
22/03 13:42
Top News- Lufta, jashtë kontrollit të Trump / Tre javë më vonë…konflikti me Iranin përshkallëzohet
22/03 13:33
Top News – Irani do të sulmojë Londrën me raketa…!? Britania nuk sheh prova, ‘Trump flet për vete’
22/03 13:21
Top News – Hormuzi i hapur për të gjithë, përveç…Irani i përgjigjet Trumpit: Anijet e armikut ‘jo’
22/03 13:16
Top News – Kuba në errësirë, rrjeti në kolaps / Ndërpritet energjia në gjithë vendin, hera e dytë
22/03 13:08
Top News – Evropa brenda rrezes së Iranit / Regjimi ‘gris’ kufizimet për raketat balistike
22/03 13:07
Top Channel/ Ekspertët: Britania e pambrojtu/ Garancia vjen nga sistemet mbrojtëse të amerikanëve
22/03 11:29
Top News – Bota shokohet, goditja më e largët e Iranit / Arrin lehtësisht Berlinin, Parisin e Romën
22/03 11:21
Top News – Irani trondit Izraelin / Goditje ‘direkte me raketë’, dhjetëra të plagosur
22/03 11:20
Top Channel/ Lufta për ujin në Gjirin Persik/ Frikë për impiantet e shkriptëzimit, Anglia çon nëndetësen në detin arabik
22/03 11:19
Top News – Izraeli e Irani, sulme afër objekteve bërthamore, katastrofa ‘te porta’, rritet rreziku
22/03 11:11
Top Channel/ “Irani mund të godasë Europën”/ Izraeli: Po përdorin raketa me rreze deri në 4 mijë km
22/03 10:51
Top Channel/ Trump, ultimatum për Hormuzin/ Presidenti i SHBA: Kanë 48 orë kohë për ta hapur, ose…
22/03 10:47
Top Channel/ Çekët vërshojnë në rrugë/ Protesta më e madhe kundër qeverisë që nga viti 2019
22/03 10:35
Top Channel/Analiza e “TheGuardian”:Dëm katastrofik mjedisor në 14 ditë konflikt në Lindjen e Mesme
21/03 23:52
Top Channel/ Britania drejt përfshirjes në luftë? Irani godet me raketa “Diego Garcias”
21/03 20:02
Top Channel/ Sulmohet centrali bërthamor në Iran. Teherani, raketa mbi bazën SHBA-Angli
21/03 19:56
Top Channel/ Gjermania, armë drejt Gjirit Persik e Ukrainës: Lehtëson masat për eksportin!
21/03 15:08
DIGITALB DIGITALB