Kosova pret krijimin e qeverisë Kurti 2, por ndërkohë, sfidat me të cilat ajo do të përballet, nuk janë të pakta. Kryesorja, sipas ekspertëve, është situata ekonomike në vend dhe pasojat e shkaktuara mbi të nga pandemia globale e koronavirusit. Vetë Kurti ka premtuar pas fitores në zgjedhje se do të qeverisë vendin pa inate, pa korrupsion dhe se do të punojë për drejtësi institucionale dhe sociale