Kushdo që shkon në Gjermani nga Shqipëria është I detyruar që të bëjë testimin për covid si dhe të rrijë 10 ditë I karantinuar. Ky është rregulli I ri I vendosur sipas njoftimit të ambasadës së Gjermanisë në Tiranë. Spas njoftimit Qeveria Federale e Gjermanisë ka klasifikuar këtë të premte 25 vende në mbarë botën si zona me incidencë të lartë të Covid-19, këtu bën pjesë edhe Shqipëria. Që prej ditës së diel është në fuqi detyrimi i testimit përpara hyrjes në Gjermani: Personat mbi gjashtë vjeç që udhëtojnë drejt Gjermanisë dhe që në dhjetë ditët e fundit përpara hyrjes në Gjermani kanë qëndruar në një zonë me incidencë të lartë, si Shqipëria, duhet që në momentin e hyrjes në Gjermani të kenë me vete dokumentin që provon testimin negativ nga infeksioni me Corona Virus SARS-CoV-2 , test PCR ose Antigenesh, dhe ta paraqesin, nëse u kërkohet, si përpara autoriteteve ashtu edhe përpara agjencisë së udhëtimit përpara nisjes së tij.