Top News – Në ditën e tij të fundit, Trump shpëton nga burgu ish këshilltarin
20/01/2021 11:29

Në orët e fundit në detyrë, Donald Trump fali ish-këshilltarin e tij, Steve Bannon gjatë valës së fundit të faljeve dhe ndryshimeve të dënimeve. Pak përpara se të linte zyrën presidenciale, republikani bëri 143 falje dhe ndryshime dënimesh për një numër të madh individësh, përfshirë një ish-mbledhës të fondeve, një reper dhe një ish-kryetar bashkiak. “Presidenti Donald Trump ka siguruar falje për 73 individë dhe ndryshime të dënimeve për 70 individë tjerë”, sqaroi administrata e tij përmes një deklarate. Fati i Bannonit, një këshilltar me ndikim te Trumpi, i cili e ndihmoi në menaxhimin e fushatës presidenciale të vitit 2016, është parë me mjaft vëmendje. Bannon përballej me akuza federale për mashtrime me një skemë të mbledhjes së fondeve për ngritjen e murit mes të Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës. Sipas akuzës, aid he dy bashkëpunëtorë kishin gënjyer mijëra donatorë duke i thënë se paratë e ofruara prej tyre do të mblidheshin për ndërtimin e një pjese të re të murit. Banon i ka mohuar akuzat me forcë. Ndonëse pati spekulime të mëdha në media, Trump nga ana tjetër nuk fali veten e tij, vajzën Ivanka, dhëndrin, Jared Kushner, dhe dy djemtë Donald Junior dhe Eric. Ai po ashtu nuk ka përfshirë në listë as avokatin e tij personal, Rudy Giuliani, i cili mbështeti pretenduar e pavërtetuara të Trumpit për manipulime në zgjedhjet e 3 nëntorit.

Top Channel/ Vijon takimi historik! Trump-Putin ballë për ballë prej më shumë se 1 orë
15/08 23:55
Top Channel/ Zelensky: Rusët po vrasin edhe ditën e negociatave. Duhet armëpushim
15/08 23:30
Top News- Trump takon Putin në Alaskë/ A do arrihet marrëveshja për ndalimin e luftës!
15/08 23:00
Top Channel/ Provokon rrjeti televiziv shtetëror rus: Gazetarët tanë hëngrën qofte pule nga Kievi
15/08 22:54
Top Channel/ Pakistani goditet rëndë nga përmbytjet! Uji mori para qindra njerëz, situatë tragjike
15/08 22:52
Top Channel/ Bilanc tragjik në Spanjë, shkon në 7 numri i viktimave nga zjarret
15/08 22:37
Top Channel/ Në prag të takimit të Putin me Trump, Rusia nuk i ndal sulmet vdekjeprurëse mbi Ukrainë
15/08 19:49
Top Channel/ “7 orë bisedime”, parashikimet për takimin Trump-Putin në Alaskë! Çfarë presin rusët?
15/08 19:47
Top Channel/ Zbërthehet plani: Samiti i Alaskës, jo si Jalta e 1945! Çfarë pritet nga Alaska
15/08 19:38
Top Channel/ Bota mban frymën! 2 orë nga takimi historik Trump-Putin, detajet e fundit
15/08 19:35
Top News- Spanja në flakë/ 14 vatra zjarresh, mijëra hektarë të djegur e 7 viktima
15/08 16:31
Top Channel/ Provokimi i Lavrovit, mesazhi në bluzën e tij përpara takimit të Alaskës!
15/08 15:39
Top News – Shkon me bluzën BRSS te Trumpi…Provokon Lavrov, moment i çuditshëm para takimit
15/08 14:53
Top News – Lyen asfaltin për të luftuar të nxehtin / Të qëndrosh i freskët me ngjyra, risi në Vjenë
15/08 14:46
Top News – Hezbollahu nuk dorëzon armët / Kërcënon qeverinë: Libani nuk do ekzistojë më
15/08 14:45
Top News – Avionët ‘përplasin’ krahët / Aeroporti i Mançesterit ndal fluturimet, frikë në pistë
15/08 14:27
Top News – Kush i shpiku salçiçet Bratwurst…! Landet gjermane në sherr, Bavaria kundër Turingisë
15/08 14:25
Top News – Erdogan ndëshkon opozitën / Arreston një tjetër kryebashkiak dhe 40 zyrtarë
15/08 12:30
Top News – Gjermania paralajmëron Izraelin: Ndalo ndërtimin e kolonive në Bregun Perëndimor
15/08 12:30
Top News – Trump e Putin vendosin për Ukrainën / Momenti më i rrezikshëm i luftës për Zelenskin
15/08 12:22