Top News – Në avionë, trena, autobusë/ Urdhri i Biden: Askush s’lëviz pa maskë!
22/01/2021 12:38

Pa maska, amerikanëve nuk do t’u lejohet udhëtimi me avionë, trena apo autobuzë. Presidenti i ri, Joe Biden e bëri shumë të qartë me një urdhër ekzekutiv se të gjithë pasagjerëve do tu kërkohet të mbulojnë fytyrën gjatë lëvizjeve ndërshtetërore. Kompanitë ajrore dhe punonjësit e tyre kishin kohë që këmbëngulnin për një mandat federal mbi maskat pas probleme të mëdha të hasura me udhëtarët që refuzonin hapur zbatimin e kësaj mase. Biden veproi pa vonesë për të koordinuar përpjekjet e qeverisë federale për të luftuar pandeminë e koronavirusit. Të enjten, në ditën e parë të plotë në detyrë, presidenti i ri parashtroi planin e tij për të zgjeruar vaksinimet dhe për të forcuar protokollet për maskat. Në një aktivitet në Shtëpinë e Bardhë, ai tha se fushata e vaksinimeve në SHBA ka qenë “një dështim dëshpërues deri tani”. “Gjërat do të vazhdojnë të keqësohen para se të përmirësohen,” u shpreh demokrati duke folur për goditjen e virusin.Ai bëri gjithashtu një thirrje personale amerikanëve që për 99 ditët e ardhshme të vënë maskë për të penguar përhapjen e virusit, i cili deri tani ka lënë mbi 405,000 të vdekur, numri më i lartë se në çdo vend tjetër në botë.“Kjo është një sipërmarrje si në kohë lufte,” tha Biden.

Top Channel/ Britania drejt BE-së pas një dekade, marrëveshja e re ndez debatet për rikthimin
20/11 23:20
Top Channel/ BE-Angli, marrëveshje e re! Londra dhe Brukseli afrohen sërish
20/11 23:11
Top Channel/ Trump: Irani po ndikon te nafta! Putin dhe Zelensky nuk kanë më “busull”
20/11 23:00
Top News- Tre marrëveshje mes Britanisë dhe BE/ Ujdi për ushqimet dhe lëvizshëmrinë e të rinjve
20/11 21:18
Top News- Rriten tensionet në Europë/ Estonia do të mbyllë kufirin rrugor me Rusinë
20/11 20:45
Top Channel/ Alarmohet NATO, raketa e dron rus mbi në Poloni! Trump ultimatum BE
20/11 19:56
Top News- E bujshme nga Gjermania, lehtësohen kontratat e punësimit..ja ndryshimet
20/11 18:58
Top News – Sirenat e alarmit gjëmojnë: Po vijnë raketa/‘Sulm’ rus në Poloni, Hh-101 bie në juglindje
20/11 15:38
Top News – Po ngre një perde të hekurt, të re! / Rusia kërcënon Estoninë pasi mbylli kufijtë
20/11 15:34
Top News – Do shërojë një Francë të kalbur…Ish kryeministri De Villepin hyn në garën për president
20/11 15:23
Top News – Protestuesit në Evropë ‘bashkojnë forcat’ / Kundër kostove të jetesës dhe militarizimit
20/11 15:10
Top Channel/Tensione në Romë, protestuesit përleshen me policinë: Paratë për njerëzit, jo për armët!
20/11 15:02
Top News – Operacioni ‘Frigoriferi i sigurt’/ Britania e Madhe mbron pajisjet nga sulmet kibernetike
20/11 14:40
Top Channel/ Vendim historik në Hagë, Mianmari përgjegjës për vrasjen e mijëra myslimanëve Rohingya
20/11 14:35
Top Channel/ Lista Studentore do të rishqyrtojë marrëveshjet me Kosovën, BE: Serbia t`i zbatojë!
20/11 14:33
Top News – 11 ushtri evropiane gati për në Ukrainë / Trupat stërviten në Poloni, mision pas luftës
20/11 14:32
Top News – Evropa në ‘flakë’, tre ditë protesta / Si po përpiqen qeveritë të zbusin krizën
20/11 14:26
Top News – ‘Raketa ruse’ bie në Poloni / NATO ngre avionët, Varshava: Është provokim
20/11 14:24
Top News – Grevë për pagat e shpenzimet publike / Paralizohet Italia, mijëra njerëz në protesta
20/11 14:14
Top News – Britania ‘kthehet’ në BE / Lehtësohet tregtia dhe lëvizja e të rinjve në bllok
20/11 13:51