Top News – Ndryshime programi për punëtorët e huaj në SHBA
16/10/2020 14:48

Vendimi i administratës së Presidentit Trump për të zvogëluar numrin e punëtorëve të huaj të përkohshëm në Shtetet e Bashkuara disa javë para zgjedhjeve të 3 nëntorit hedh më shumë dritë në pjesën e debatueshme të furnizimit të vendit me krah pune, thotë Zëri i Amerikës. Disa ligjvënës kanë bërë thirrje për reformimin e këtij programi për një dekadë ose më shumë. Bëhet fjalë për vizat H-1B që lejojnë kompanitë të punësojnë përkohësisht punëtorë të huaj në fusha të specializuara. Rregullat e publikuara në fillim të këtij muaji nga Departamenti i Sigurisë Kombëtare kufizojnë punët, për të cilat mund të lëshohen vizat H-1B duke e bërë më të ngushtë përkufizimin e “profesionit të specializuar” që e kualifikon punësimin e një punëtori të huaj. Rregullat e lëshuara nga Departamenti amerikan i Punës, ndërkohë, rrisin me 30 përqind mëditjet dhe pagat minimale që punëdhënësit amerikanë duhet të paguajnë punëtorët e huaj. “Në përgjithësi, rregullat po përpiqen ta bëjnë më të vështirë për punëtorët e huaj të specializuar për të marrë viza dhe leje pune duke e e shtuar barrën e kompanive që i sponsorizojnë ato”, tha avokatja e imigracionit, Rosanna Berardi për VOA-n. Rritja e kostos së fuqisë punëtore të importuar i bën punëtorët vendas më tërheqës. Shkalla e papunësisë në Shtetet e Bashkuara qëndroi në nivelin 7.9 përqind në shtator, nga gati 15 përqind që ishte në prill, por ende shumë më e lartë se niveli 3.5 përqind i regjistruar para shpërthimit të pandemisë së Covid-19 në Amerikë.

Top Channel/ Bisedimet për paqen, “zbutet” Putin dhe pranon BE në tryezë
12/11 23:26
Top Channel/ Trump “heq dorë” nga Irani: Nuk është më prioritet
12/11 23:19
Top Channel/ Sulm me armë në SHBA, një i vdekur e katër të plagosur
12/11 23:13
Top Channel/ Putin kërcënon me luftë të re: Trupat e huaja në Ukrainë, objektiv ushtarak
12/11 20:10
Top Channel/ ‘Tërmet’ te Nvidia! Pas 33 vites dorëhiqet shefi, që u lidh me spiunen kineze
12/11 19:58
Top News – Italia në kaos, alarm në 2 mijë shkolla / Kërcënime për bomba, evakuim vetëm me prova
12/11 15:26
Top News – Toka ka një mini-Hënë të re / Do mbetet në orbitë deri në dhjetor, 2 metra e gjerë
12/11 15:08
Top Channel/Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: “Herët për të identifikuar autorët”!
12/11 15:06
Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57
Top News – Rrëzohen raketa mbi Mekë / Huthit sulmojnë Arabinë Saudite, përshkallëzohet lufta
12/11 11:54
Top News – Stuhia shkakton kaos në Evropë / Po vjen drejt nesh, rrugët kthehen në lumenj të tërbuar
12/11 11:51
Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20