Top News –‘Ndizet’ Mitrovica e Veriut, dëgjohet një shpërthim e të shtëna. Jehojnë sirenat e alarmit
13/06/2023 13:41

Sirenat e alarmit janë dëgjuar në Mitrovicën e Veriut pasditen e së martës, ndërsa u raportua se qytetarët serbë kanë filluar të grumbullohen në qytet.Sipas disa banorëve, është thënë se në veri të Kosovës është zhvilluar një operacion arrestimi nga ana e Policise së Kosovës. Gazetarët e radios evropa e lirë ndërkohë kanë thënë se është dëgjuar edhe një shpërthim. Policia e Kosovës ende nuk është deklaruar mbi këto zhvillime.Sirenat e alarmit publik në Mitrovicë të Veriut ndizen kur nga popullata lokale kërkohet organizim për ndonjë ngjarje. Sa herë që bien sirenat në veri të Kosovës, gjë që ka ndodhur në disa raste vitet e kaluara, grupe njerëzish të organizuar dalin në rrugë, mbyllin dyqanet, lokalet e të tjera dhe organizojnë barrikada.Dy javët e fundit marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë janë tensionuar sërish pasi në katër komunat veriore janë duke u zhvilluar protesta nga grupe të serbëve lokalë të cilët po kundërshtojnë futjen në objektet komunale të kryetarëve të ri të Mitrovicës së Veriut, Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit.Tensionet kulmuan më 29 maj, kur në Zveçan grupe të maskuara të serbëve lënduan 30 ushtarë të KFOR-it, tre prej tyre me armë zjarri.

Top Channel/ Rritet dhuna në familje, 8 gra të vrara në Kosovë
06/11 19:44
Top News – 5 vite nga nisja në Hagë. Kurti viziton familjen e Rexhep Selimit – Na mungon!
06/11 13:39
Top News-Gjashtë vite nga gjykimi në Hagë, Thaçi: Do dal i pastër si loti në fund të këtij rrugëtimi
05/11 22:45
Top News – Drogë nga Irani drejt Kosovës/ Goditet rrjeti ndërkombëtar i trafikimit, 5 të arrestuar
04/11 15:34
Top News – Macron, letër presidentes së Kosovës / Uron për detyrën, kërkon përparim drejt BE-së
04/11 15:25
Top News – Kosova ende larg Bashkimit Evropian / ‘Ngec’ në reformat kyçe, politika ‘pengon’
04/11 15:11
Top Channel/ U vra nga burri me armë në mes të Prishtinës, Ngrihet akt-akuzë 15 vite pas krimit
03/11 20:19
Kosova me buxhet 4.27 miliardë euro, Qeveria llogarit pagën e 13-të
02/11 22:45
Top News- Kosova miraton projektbuxhetin/ Kurti: Rritje pagash dhe shtesash për fëmijët
02/11 22:26
Top News- ‘Dorëzoni terroristët e Banjskës’. Prishtina kërkesë Gjermanisë:Ushtrojini presion Serbisë
02/11 19:00
Top News – Kosova nuk prish dot paratë. 70 për qind e buxhetit e pashpenzuar deri në shtator
02/11 17:40
Top Channel/ Gjyshi vret të birin dhe mbesën, 27 vjeçari e foshnja 3 muajshe pa jetë në banesë
02/11 12:43
Top News – ‘Albin Kurti Out’, ‘Keni dështu’ / Protestë në Prishtinë, kërkohet dorëheqja
01/11 17:15
Top News – Qeveria Kurti nuk ka asnjë plan! Opozita kritikon, pozita premton vizionin
01/11 14:59
Top News- ‘LVV s’ka lidhje me protestat në Shqipëri’/ Kurti: Kosova s’është rivale e Shqipërisë
01/11 10:42
Top News – ‘Mos bëni kurban policin’. PDK kërkon dorëheqjen e Gërvallës dhe Sveçlës
30/10 19:30
Top Channel/ Vrasja e Arlindës, revoltë në Kosovë/Ministrat dalin në konferencë, nk japin dorëheqje
30/10 15:21
Shqipëria shkon në zgjedhje të parakohshme? Andoni: Ambasadorët janë aty… | Breaking
30/10 14:00
Urgjente/ Dorëheqja e ministrit Sveçla?! Analisti i tronditur nga vrasja e paralajmëruar
30/10 14:00
Top News – Protestuesit duan dorëheqjet e ministrave. Nga detyra largohet drejtori i policisë
30/10 14:00