Policia gjermane ka rritur sigurinë në spitalin në Berlin, ku po trajtohet lideri opozitar rus, Alexei Navalny. Navalny mbërriti një ditë më parë në Gjermani me një avion të dërguar posacërisht për të. Pas shumë vështirësish, më të fund autoritetet ruse e lejuan largimin e liderit të opozitës që është në gjendje kome pasi dyshohet se është helmuar.