Rusia ka shtuar kritikun e burgosur të Kremlinit, Aleksei Navalny dhe disa aleatë të tij, në listën e “terroristëve dhe ekstremistëve”. Autoritetet ruse kanë shtuar Navalnyn dhe pesë bashkëpunëtorët e tij, Lyubov Sobol, Vyacheslav Gimadi, Georgy Alburov, Lilia Chanysheva, dhe Ruslan Shaveddinov më 25 janar, duke i vendosur në nivelin e njëjtë me grupet nacionaliste të krahut të djathtë dhe organizata të huaja terroriste sikurse talibanët dhe i ashtuquajturi, Shteti Islamik.