Ulet çmimi i tregtimit të naftës dhe benzinës në vend, për herë të katërt brenda pak ditësh. Bordi i Transparencës vendosi që duke filluar nga kjo e mërkurë, nafta të blihet katër lekë më pak, ndërkohë që çmimi i benzinës është vendosur të ulet me 2 lekë për litër. Sipas vendimit të bordit, nafta do të tregëtohet në pikat e karburanteve jo më shumë se 176 lekë për litër, duke ndjekur një trajektore rënëse krahasuar me 180 lekë për litër që tregëtohej më herët. Ndërkohë me shumicë nafta do të blihet jo më shumë se 164 lekë për litër.