Top News – Motoristët si skllevër…/ Itali, kompanitë shpërndarjes së ushqimeve në hetim
25/02/2021 16:23

Në Itali do të vendosen nën lupë kompanitë e shpërndarjes së ushqimeve, me një prokuror që thotë se shpërndarësit me motorë, pjesa më e madhe e të cilëve emigrantë, trajtohen praktikisht si skllevër. Prokurorët në Milano thanë se katër kompani të mëdha shpërndarjeje në Itali kanë 90 ditë kohë për të përmirësuar trajtimin e shpërndarësve, duke u ofruar atyre motorë të sigurt, kompensim në rast aksidenti, kontrata pune dhe trajnime, në të kundërt do të përballen me pasoja. Autoritetet po ashtu lëshuan një total prej 733 milionë eurosh gjoba. Prokurorja Tiziana Siciliano, tha se shpërndarësit përbëjnë një lidhje të rëndësishme pa të cilët bizneset nuk do të mund të funksiononin. Agjencitë italiane të lajmeve thanë se tre nga katër kompanitë e paralajmëruara, kishin dhënë deklarata habie dhe pretendonin se ato u ofronin shpërndarësve fleksibilitet dhe siguri. Me kafenetë dhe restorantet e mbyllur tërësisht ose pjesërisht për muaj të tërë, për shkak të izolimeve nga pandemia, shpërndarësit janë ndër të paktët që nuk kanë munguar asnjëherë nëpër rrugët e qyteteve, të mëdha e të vogla, për ti mbajtur italianët të ushqyer dhe të sigurt në shtëpitë e tyre. Katër kompanitë e paralajmëruara, kanë rreth 60 mijë shpërndarës që përdorin bicikleta apo motorë, dhe pjesa dërrmuese e tyre punojnë pa asnjë lloj kontrate, asnjë sigurim për pensionin, pa pushime të paguara, pa u njohur raportet në rast sëmundjeje dhe pa ndihmë në rast aksidentesh – tha prokurorja në Milano. Shpërndarësit në itali marrin rreth 4 euro për cdo rrugë. Hetimi nisi pas një aksidenti në 2019, në të cilin u përfshinë punonjës të këtyre kompanive.

Top News-‘Fik dritat’ gazeta e fundit e pavarur në Rusi/U themelua nga Gorbaçovime paratë e Nobelit
09/11 14:06
Top News – Në shënjestër të spiunazhit kinez / Bosi i Nvidias pranon aferën, letër punonjësve
09/11 13:53
Top News – Ndryshime territoriale në Ukrainë / Trump është i hapur, vendi nën sulme ruse
09/11 12:09
Top Channel/ Ukraina, paqja vjen me kosto? Trump paralajmëron ndryshime territoriale!
09/11 12:04
Top Channel/ Izrael, a e krijon dot Eisenkot qeverinë? Tre skenaret, përfshirë aleancën me arabët!
09/11 11:52
Top News – Ekstremet ‘ngrihen’ në Francë / Le Pen dhe Melenchon kryesojnë garën presidenciale
09/11 11:43
Top Channel/Bisedime sot në Francë, studentët: “Nuk i ndalim protestat, presioni duhet të vazhdojë”!
09/11 11:42
Top Channel/ Sulmi në Poloni, agresori vdes në spital: Dy mjekë e ndihmuan në vendngjarje!
09/11 11:41
Top Channel/Fundi i Netanyahut? “Do sulmohet Parlamenti”, plani i Bibit për të qëndruar në pushtet!
09/11 11:41
Top News – Terrorizoi Poloninë, vrau 9 persona / Autori i sulmit në Krakov ka vdekur në spital
09/11 11:31
Top News- Liderët të njohin kufijtë e pushtetit! Papa Leoni i thotë aleatit të Trumpit në Argjentinë
09/11 11:31
Top News – Shembje akullnajash, përvëlim e thatësirë/Lëshohet alarmi: 2026-a, më i nxehti në histori
09/11 11:30
Top Channel/ Tronditet bota e teknologjisë! CEO i gjigantit të NVIDIA-s lidhje me spiunen kineze
08/11 23:09
Top Channel/ Trump luftë emigracionit! Zbulohet plani i presidentit pas humbjes
08/11 23:00
Top channel/ Rruga e “ferrit” në Egjipt, përplasen 2 trena, viktima e të plagosur
08/11 22:32
Top News – Pas 80 vitesh sërish frikë, banorët jo më të sigurt, tigrat rikthehen në Kazakistan
08/11 22:30
Top News – Parlamenti i ri serb mblidhet më 17 nëntor / Pas fitores së studentëve që rrëzuan Vuçiçin
08/11 22:15
Top Channel/ Polonia 2 ditë zi kombëtare për masakrën, hetime për sulm terrorist
08/11 20:21
Top Channel/ Japonia thyen traditën shekullore! Qentë dhe macet marrin bekimin e fëmijëve
08/11 19:08
Top Channel/ “Skifterët” fluturojnë në Angli/ Dënohen pesë shqiptarë, një prej tyre grabiti 9 shtëpi
08/11 15:12