Top News – Moti ekstrem i 2020-ës, faturë të rëndë financiare!
28/12/2020 12:25

Bota vazhdon të paguajë një çmim të lartë për motin ekstrem në vitin 2020, sipas një raporti të fundit nga organizata e bamirësisë, Christian Aid. Përkundër një ngecjeje të dukshme të ndryshimeve të klimës, në studim përmenden 10 evente që morën mijëra jetë njerëzish dhe shkaktuan një kosto të madhe financiare. Gjashtë nga këto evente, ndodhën në Azi, me përmbytjet në Kinë dhe Indi, që shkaktuan dëme prej më shumë se 40 miliardë dollarësh. Në SHBA, një numër rekord uraganësh dhe zjarresh shkaktuan rreth 60 miliardë dollarë humbje. Ndërsa bota është përpjekur t’i bëjë ballë pandemisë së koronavirusit, miliona njerëz janë përballur po ashtu me pasojat e eventeve të motit ekstrem. Një sezon uraganësh i pazakontë është lidhur me disa nga stuhitë më shkatërrimtare në Azi, ku janë regjistruar edhe humbjet më të mëdha. Gjatë një periudhe prej disa muajsh, përmbytjet në Indi shkaktuan më shumë se 2 mijë viktima dhe miliona njerëz humbën shtëpitë. Vlera e humbjeve përllogaritet në 10 miliardë dollarë. Kina është përballur me një dëm akoma më të madh financiar nga përmbytjet që shkon deri në 32 miliardë dollarë, nga qershori deri në tetor të këtij viti. Humbja e jetëve të njerëzve në këto evente ka qenë më e vogël se në Indi. Ndërkohë që edhe Afrika njohu evente ekstreme me pushtimin masiv të karkalecave, që rrënoi të mbjellat dhe bimësinë duke shkaktuar një dëm të jashtëzakonshëm ekonomik. Kombet e Bashkuara i kanë lidhur këto pushtime karkalecash me ndryshimet e klimës, me reshje të pazakonta shiu në Lindjen e Mesme dhe kepin e Afrikës në vitet e fundit që kanë kontribuar në shpërthimin e karkalecave. Edhe Evropa ka parë dëme domethënëse kur stuhia Ciara përshkoi Irlandën, Britaninë dhe disa vende të tjera në shkurt. Ajo u mori jetën 14 personave dhe shkaktoi dëme prej 2.7 miliardë dollarësh.

Top Channel/ Bisedimet për paqen, “zbutet” Putin dhe pranon BE në tryezë
12/11 23:26
Top Channel/ Trump “heq dorë” nga Irani: Nuk është më prioritet
12/11 23:19
Top Channel/ Sulm me armë në SHBA, një i vdekur e katër të plagosur
12/11 23:13
Top Channel/ Putin kërcënon me luftë të re: Trupat e huaja në Ukrainë, objektiv ushtarak
12/11 20:10
Top Channel/ ‘Tërmet’ te Nvidia! Pas 33 vites dorëhiqet shefi, që u lidh me spiunen kineze
12/11 19:58
Top News – Italia në kaos, alarm në 2 mijë shkolla / Kërcënime për bomba, evakuim vetëm me prova
12/11 15:26
Top News – Toka ka një mini-Hënë të re / Do mbetet në orbitë deri në dhjetor, 2 metra e gjerë
12/11 15:08
Top Channel/Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: “Herët për të identifikuar autorët”!
12/11 15:06
Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57
Top News – Rrëzohen raketa mbi Mekë / Huthit sulmojnë Arabinë Saudite, përshkallëzohet lufta
12/11 11:54
Top News – Stuhia shkakton kaos në Evropë / Po vjen drejt nesh, rrugët kthehen në lumenj të tërbuar
12/11 11:51
Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20