Temperaturat e ulëta kanë goditur veriperëndimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Gjendja e jashtëzakonshme është shpallur në shtetin e Oregon dhe në qytetin e Portlandit, ndërsa qyteti i Seattle ka hapur strehimore për ata që kanë nevojë. Drejtuesit e qytetit të Seattle njoftuan të enjten se qyteti do të hapë dy strehimore në mbrëmje për të prekurit nga kushtet e rënda atmosferike, duke filluar nga e shtuna deri të paktën të mërkurën, ndërsa pesë strehimore të tilla janë hapur në Portland. Temperaturat më të larta ditore gjatë javës së ardhshme vështirë se do të arrijnë zeron, ndërsa gjatë natës ato mund të bien nën minus 10 gradë Celsius.