Top News – Moska pritet të nisë vaksinimin kundër koronavirusit brenda javësh
20/10/2020 11:50

Kryetari i Moskës, Sergei Sobyanin, ka thënë se vendi që ai udhëheq do të nisë vaksinimin masiv kundër koronavirusit në periudhën “dhjetor-janar”, teksa synon të hapë dy spitale tjera, ashtu që autoritetet të përballen më lehtë me rritjen e numrit të rasteve të infektimit. Sobyanin e ka bërë këtë njoftim në faqen e tij online më 19 tetor, pa dhënë detaje sesi do ta menaxhojë qyteti këtë proces. Në muajin gusht, Rusia ka miratuar vaksinën për koronavirus, të ashtuquajtur Sputnik-V për përdorim të brendshëm, njëherësh vendi i parë që ka marrë një hap të tillë, duke nxitur debate në mesin e komunitetit ndërkombëtar të shkencëtarëve, të cilët kanë pretenduar se nuk janë kryer teste të mjaftueshme për të. Mirëpo zyrtarët shëndetësorë rusë kanë përkrahur vaksinën. Rusia ka miratuar tashmë vaksinën e dytë dhe ishte planifikuar të nisë testimin e së tretës më 19 tetor. Ky vend, që renditet i katërti në botë për nga numri i të prekurve me këtë virus, apo mbi 1.4 milionë të infektuar, është duke përjetuar valën e dytë të rasteve, sikurse shumë vende tjera në botë. Pandemia me koronavirus në Moskë “është jashtëzakonisht e rëndë” dhe kryeqyteti është duke u përballur me “pikun serioz” të krahasueshëm me pranverë, ka thënë Sobyanin. Dy objektet e reja spitalore do të ndërtohen brenda një parku lokal dhe një qendre tregtare të madhe. Këto qendra pritet të kenë kapacitet për të trajtuar rreth 3,500 pacientë me koronavirus. Moska ka regjistruar 5,376 raste të reja më 19 tetor, njëherësh numrin më të madh prej 12 majit. Autoritetet e qytetit kanë nisur të ashpërsojnë masat për të parandaluar përhapjen e virusit. Policia në Moskë është duke patrulluar transportin publik për të siguruar që njerëzit janë duke vendosur maskat, ndërkohë që qeveria është duke gjurmuar në mënyrë digjitale personat që vizitojnë baret dhe klubet tjera. Autoritetet e Moskës po ashtu u kanë kërkuar kompanive që të punojnë sa më shumë nga shtëpitë.

Top Channel/ Bisedimet për paqen, “zbutet” Putin dhe pranon BE në tryezë
12/11 23:26
Top Channel/ Trump “heq dorë” nga Irani: Nuk është më prioritet
12/11 23:19
Top Channel/ Sulm me armë në SHBA, një i vdekur e katër të plagosur
12/11 23:13
Top Channel/ Putin kërcënon me luftë të re: Trupat e huaja në Ukrainë, objektiv ushtarak
12/11 20:10
Top Channel/ ‘Tërmet’ te Nvidia! Pas 33 vites dorëhiqet shefi, që u lidh me spiunen kineze
12/11 19:58
Top News – Italia në kaos, alarm në 2 mijë shkolla / Kërcënime për bomba, evakuim vetëm me prova
12/11 15:26
Top News – Toka ka një mini-Hënë të re / Do mbetet në orbitë deri në dhjetor, 2 metra e gjerë
12/11 15:08
Top Channel/Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: “Herët për të identifikuar autorët”!
12/11 15:06
Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57
Top News – Rrëzohen raketa mbi Mekë / Huthit sulmojnë Arabinë Saudite, përshkallëzohet lufta
12/11 11:54
Top News – Stuhia shkakton kaos në Evropë / Po vjen drejt nesh, rrugët kthehen në lumenj të tërbuar
12/11 11:51
Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20