Top News – Moska paralajmëron/ Sanksione zyrtarëve franko-gjermane
12/11/2020 19:07

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, tha se Moska do të ndërmarrë veprime ndëshkuese kundër zyrtarëve gjermanë dhe francezë, në shenjë hakmarrjeje për sanksionimin e disa zyrtarëve rusë. Muajin e kaluar, Bashkimi Evropian dhe Mbretëria e Bashkuar u kanë ngrirë asetet dhe u kanë vënë ndalesa udhëtimi gjashtë zyrtarëve rusë, që besohet se janë përgjegjës për “tentim-vrasjen” e kritikut të Kremlinit, Aleksei Navalny. Navalny është sëmurë në një fluturim nga Siberia në Moskë më 20 gusht dhe ka kaluar gati tri javë në gjendje kome. Dy ditë më vonë, ai është transferuar në spitalin Charite të Berlinit, ku mjekët kanë gjetur gjurmë të agjentit nervor Noviçok në trupin e tij. Gjetjet e tyre janë konfirmuar në mënyrë të pavarur edhe nga Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike. “Meqenëse Gjermania ishte një lokomotivë e sanksioneve të Bashkimit Evropian, për shkak të rastit Navalny, dhe meqenëse sanksionet shënjestrojnë punonjësit kryesorë të zyrës presidenciale të Federatës Ruse, sanksionet tona do të jenë të barabarta”, tha Lavrov, duke shtuar se ato do të godasin punonjësit e administratave të udhëheqësve të Gjermanisë dhe Francës. Lavrov po ashtu sugjeroi se Navalny mund të jetë helmuar me agjent nervor ose në klinikën Charite në Berlin, ose në bordin e avionit që e ka transportuar në Berlin. Navalny, i cili vazhdon të qëndrojë në Gjermani, e ka fajësuar presidentin rus, Vladimir Putin, për urdhërimin e sulmit me helm, ndërsa Kremlini ka mohuar çdo përfshirje. Pamjet: AFP

Top Channel/ NATO në alarm, dronët rusë mbi Rumani, ngrihen avionët luftarakë
13/09 23:11
Top News – Motivet e vrasjes së Charlie Kirk. Hetimet e FBI, autori bashkëjetonte me një transgjinor
13/09 22:50
Top Channel/ Ukrainës i duhen 120 mld $ për të luftuar rusët
13/09 22:31
Top Channel/ Dhunë në protestat kundër emigrantëve në Londër
13/09 22:12
Top News – Trump urdhëron Orban-in: ‘Mos bli më naftën ruse! Vendosi sanksione Kinës’
13/09 21:00
Top News – Ekzekutoi Charlie Kirk. Autori i dyshuar rrezikon dënimin me vd*kje
13/09 20:40
Top News – ‘NATO të godasë Kinën’. Trump – Bëni si them unë, të mbyll luftë në Ukrainë’
13/09 20:20
Top Channel/ Asambleja e OKB-së pro shtetit palestinez, Izraeli kundër: Shqipëria abstenon!
13/09 15:02
Top News – ‘Putin testoi NATO-n mbi Poloni’. Ish këshilltari i Trump: Perëndimi u kap i pa përgatitur
13/09 14:57
Top News – Mossad refuzoi misionin në Katar. Netanjahu u detyrua që të përdorë ushtrinë
13/09 14:56
Top Channel/ “Nuk e keni idenë se cfarë ju pret”, gruaja e Charlie Kirk: Tani fillon “lufta”!
13/09 14:55
Top News- Siria negociata me Izraelin/ Bisedime për garanci sigurie nga Tel Avivi
13/09 14:42
Top News- Përshkallëzimi i sulmeve izraelite/ Mbi 250 mijë persona të tjerë largohen nga Gaza
13/09 13:37
Top Channel/ Këshilli i Sigurimit, SHBA e prerë: Do mbrojmë ‘çdo centimetër të territorit të NATO-s’
13/09 11:59
Top Channel/ Qëlloi mbi Charlie Kirk: Kush është 22 vjeçari “i sjellshëm”,“i adhuruar” nga mësuesit!
13/09 11:56
Top Channel/ Tërmet 7.4 në Rusi, panik mes popullsisë-Lëshohet paralajmërim për tsunami!
13/09 11:35
Top News- ‘Roja Lindore’, NATO nis operacionin/ Masat pasi u shkel hapësira ajrore polake nga Rusia
13/09 10:31
Top News – Eliminimi tragjik i Charlie Kirk/ E veja e konservatorit mban një fjalim prekës
13/09 10:29
Top News – Tërmeti shkund lindjen e Rusisë/ Lëshohet paralajmërim për cunami në Paqësor
13/09 10:27
Top Channel/ Nato aktivizon “Rojën Lindore”, Sekretari m Rutte: Një mesazh Rusisë
12/09 23:07