Loja me mandatin e koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet ka përfunduar në Kolegjin Zgjedhor, pas përplasjes së brendshme të këtij koalicioni te Komisioneri Ilirjan Celibashi dhe më pas te Komisioni për Ankesat dhe Sanksionet. Shqipëria bëhet ka depozituar në Kolegjin Zgjedhor ankimimin ku kërkon rrëzimin e vendimit të KAS dhe të Ilirjan Celibashit, duke i kaluar mandatin e vetëm që koalicioni fitoi në zgjedhjet e 11 majit për Adriatik Lapajn.