Top News – `Mos na bojkotoni`/ Franca, apel vendeve arabe
26/10/2020 19:11

Franca I kerkoi vendeve të Lindjes së Mesme t'i japin fund thirrjeve për bojkotin e mallrave të saj. Produktet franceze janë hequr nga disa dyqane në Kuvajt, Jordani dhe Katar në shenjë proteste ndaj qëndrimeve të presidentit francez, Emmanuel Macron, i cili mbrojti të drejtën për të publikuar karikaturat e Profetit Muhamed. Ministria e Jashtme franceze u shpreh se thirrjet "e pabazuara" për bojkotin e mallrave po "nxiteshin nga një pakicë radikale". Protesta të shumta sakaq, sipas BBC, janë zhvilluar në Libi, Siri dhe Rripin e Gazës. Indinjatën e nxitën komentet e presidentit Macron, pas vrasjes së tmerrshme të një mësuesi në Francë, i cili tregoi karikaturat e Profetit Muhamed gjatë një ore mësimi. Macron tha që mësuesi, Samuel Paty, "u vra sepse islamistët duan të ardhmen tonë", por Franca "nuk do të heqë dorë nga karikaturat". Sekularizmi është thelbësor për identitetin kombëtar të Francës. Frenimi i lirisë së shprehjes për të mbrojtur ndjenjat e një komuniteti të veçantë, sipas shtetit francez, minon unitetin. Të djelën, presidenti francez e fuqizoi qëndrimin e tij në mbrojtje të vlerave të vendit të vet përmes një postimi në rrjetin social Facebook, duke shkruar: "Ne nuk do të dorëzohemi kurrë". Ndërkohë, udhëheqës politikë në Turqi e Pakistan e sulmuan duke e akuzuar atë se nuk po respekton "lirinë e besimit" duke margjinalizuar miliona myslimanë në Francë.

Top Channel/ Bisedimet për paqen, “zbutet” Putin dhe pranon BE në tryezë
12/11 23:26
Top Channel/ Trump “heq dorë” nga Irani: Nuk është më prioritet
12/11 23:19
Top Channel/ Sulm me armë në SHBA, një i vdekur e katër të plagosur
12/11 23:13
Top Channel/ Putin kërcënon me luftë të re: Trupat e huaja në Ukrainë, objektiv ushtarak
12/11 20:10
Top Channel/ ‘Tërmet’ te Nvidia! Pas 33 vites dorëhiqet shefi, që u lidh me spiunen kineze
12/11 19:58
Top News – Italia në kaos, alarm në 2 mijë shkolla / Kërcënime për bomba, evakuim vetëm me prova
12/11 15:26
Top News – Toka ka një mini-Hënë të re / Do mbetet në orbitë deri në dhjetor, 2 metra e gjerë
12/11 15:08
Top Channel/Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: “Herët për të identifikuar autorët”!
12/11 15:06
Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57
Top News – Rrëzohen raketa mbi Mekë / Huthit sulmojnë Arabinë Saudite, përshkallëzohet lufta
12/11 11:54
Top News – Stuhia shkakton kaos në Evropë / Po vjen drejt nesh, rrugët kthehen në lumenj të tërbuar
12/11 11:51
Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20