NATO ra dakord të enjten të modernizojë aftësitë e saj bërthamore dhe të forcojë kapacitetin e saj të planifikimit bërthamor, tha organi i lartë i aleancës për parandalimin bërthamor në një deklaratë. Të gjithë aleatët e NATO-s, përveç Francës, janë anëtarë të Grupit të Planifikimit Bërthamor, i cili shërben si një forum për konsultim dhe vendimmarrje mbi parandalimin bërthamor. Ministrat e mbrojtjes që morën pjesë në takim "kujtuan se forcat strategjike bërthamore të Aleancës mbeten garancia supreme e sigurisë së Aleatëve dhe mbështesin arkitekturën e zgjeruar të parandalimit të NATO-s", thuhet në deklaratë.