Një tornado përshkoi mespërmes, me një forcë të jashtëzakonshme, një qytet australian, duke bërë që mobiliet të fluturonin dhe duke shkaktuar tmerr tek njerëzit. Tornadoja goditi qytetin Ulladulla, pak më shumë se 226 kilometra në jug të Sidneit, pas mesditës së të shtunës. Videot e shpërndara në rrjetet sociale tregonin tornadon teksa kalonte përmes një lagjeje periferike, ndërsa era e fuqishme dhe shiu godisnin shtëpitë dhe kopshtet.