Top News – Mitsotakis ngre tonet me Turqinë/ Do bisedojmë vetëm për ato që duam ne!
12/01/2021 20:06

Ne kohen kur nga Turqia mbërrojnmë sinjale për një ulje të toneve në konfliktin me Greqinë lidhur me kërkimin për hidrokarbure ne Mesdhe, kryeministri grek Kiriakos Mitsotakis shfaqet më pak I prirur për të bërë të njëjtën gjë. Ndonëse Athina pranoi rinisjen e bisedimeve të ngecura prej katër vjetësh me Ankaranë, shefi I ekzekutivit grek deklaroi në një intervistë për televizionin grek ANT1 se Greqia nuk ka ndërmend të bisedojë me Turqinë për asnjë cështje tjetër përvec përvaktimit të kufijve detare dhe zonave ekonomike eksluzive. “ Nëse pala turke do të përpiqet të hedhë në tryezë tema si demilitarizimi I ishujve grekë, zonat gri, cështjet e minoritetit në Trakë, ne nuk do të pranojmë. Nuk ka pranuar asnjë qeveri në 60 ciklet e deritanishme të bisedimeve, nuk do të pranojmë as ne”, tha Mitsotakis, edhe pse në fund u shpreh sërish se shpreson në arritjen e një kornize afatgjatë me Turqinë”. Athina dhe Ankaraja ranë më në fund dakort këtë javë për të tentuar zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të tyre afatgjatë lidhur me kufijtë detarë, e kjo shpresohet të arrihet përmes takimit të Stambollit në 25 janar. Se sa do të përafrohen qëndrimet mes palëve megjithatë kjo pritet tu parë në fund të muajit. Edhe pse rexhep tajip Erdogan shtriu më herët një degë ulliri për paqen, ai sërish e theksoi se ka pasur një “verbëri strategjike të BE-së” në raport me ceshtjet e Mesdheut Lindor dhe Qipros, për të cilat sic tha, Turqia është përballur me një padrejtësi të madhe.

Top News – Vendet arabe braktisin Hamasin. Të ulë armët, të lirojë pengjet dhe të lëshojë Gazën
30/07 19:37
Top Channel/ ‘Përvëlohet’ Japonia! Shënon temperaturën më të lartë në histori, shkencëtarët…
30/07 18:27
Top News – Rusia ka imunitet ndaj sanksioneve! Putin i përgjigjet Trumpit pas ultimatumit të fundit
30/07 17:03
Top News- Izraelitët akuzojnë Izraelin për gjenocid / Grupet e të drejtave të njeriut thyejnë tabunë
30/07 16:57
Top News – Kina e Rusia ‘bashkojnë’ ushtritë / Manovra të përbashkëta në gusht, në det dhe në ajër
30/07 15:08
Top News – ‘Çmenden’ shpenzimet për ushtrinë / Gjermania rrit fondet, qindra miliarda euro më shumë
30/07 15:03
Top News – Momenti kur cunami mbërrin Japoninë / Si ndryshon niveli i ujit në portin e goditur
30/07 14:50
Top Channel/ Mjekët heronj! Mbajnë fort pacinetin në sallë gjatë lëkundjeve të tërmetit
30/07 13:44
Top News – Evakuohet centrali bërthamor…Frikë në Japoni për cunamin, kthehen hijet e të shkuarës
30/07 13:41
Top News- E gjithë Evropa juglindore në flakë / Zjarrfikësit të mbingarkuar, emergjenca s’ka mbaruar
30/07 13:40
Top News – Iskanderët rusë, ‘kasaphanë’ në Ukrainë / Raketa balistike mbi terrenin stërvitor
30/07 13:39
Top News – Ushtria gjermane kërkon vullnetarë / Ka nevojë për më shumë trupa, apeli pritet mirë
30/07 13:28
Top News – Britania sfidon SHBA-në dhe Izraelin: Njohja e shtetit palestinez nuk shpërblen Hamasin
30/07 13:03
Top News – Një nga 10 më të fuqishmit në histori / Ja tërmetet më shkatërruese që njerëzimi ka parë
30/07 12:53
Top News- Rrëzohet helikopteri! Tjetër tragjedi në ajër, viktima e te plagosur
30/07 12:34
Top News – Dallgë 5 metra të larta në Paqësor / Cunami arrin Hawain e Japoninë pas tërmetit në Rusi
30/07 12:26
Top News – ‘Ndal luftën në Ukrainë ose…’ / Trump humbet durimin me Putinin, vetëm 10 ditë kohë
30/07 12:25
Top Channel/ Komunizmi si nazizmi, Çekia do të dënojë me burg personat që përhapin komunizmin
30/07 12:11
Top Channel/ Virusi i Nilit vr*t në Itali, 6 persona kanë humbur jetën nga sëmundja që po përhapet
30/07 12:10
Top Channel/ Mlladiç: Po vd*s në burg, Gjykata e krimeve të luftës në Hagë refuzon kërkesën për liri
30/07 12:06