Pasi triumfoi në raundin e dytë zgjedhor me më shumë se 40 % të votave dhe ia doli të fitojë shumicën në parlament, kryeministri i Greqisë dhe njëkohëisht Lideri i forcës politike Demokracia e Re, Kyriakos Mitsotakis formoi menjëherë qeverinë e re. Ai I besoi rolin e zëvendës kryeministrit, Pavlos Marinakisit, teksa bie në sy lëvizja e Nikos Dendias, i cili mbante postin e ministrit të Jashtëm, por në kabinetin e ri do të jetë ministër I Mbrojtjes Kombëtare.