Një cisternë e tretë e lidhur me Iranin hyri në Gjirin Persik nëpërmjet Ngushticës së Hormuzit të martën, në ditën e parë të bllokadës amerikane ndaj anijeve që hyjnë apo dalin nga portet iraniane, treguan të dhënat e transportit detar. Presidenti amerikan Donald Trump, njoftoi bllokadën të dielën, pasi bisedimet e paqes gjatë fundjavës në Islamabad midis SHBA-së dhe Iranit nuk arritën një marrëveshje.