Kombëtarja shqiptare nisi zyrtarisht përgatitjet për dy ndeshjet miqësore të këtij muaji me Izraelin dhe Luksemburgun. Në ambientet e ‘Shtëpisë së Futbollit’ kuqezinjtë zhvilluan stërvitjen e parë për këto dy përballje, që është njëkohësisht edhe stërvitja e parë me stafin e ri teknik me në krye Rolando Maran. Në këtë seancë, u stërvit e gjithë skuadra me përjashtim të Naser Alijit, që kreu një fazë rikuperimi pasi vinte pas ndeshjes të së dieles me Dinamon. Grupi i futbollistëve u stërvit fillimisht në palestër dhe më pas zbriti në fushë për ushtrime të ndryshme taktike.