Top News – Ministri serb u tall me shqiptarët/ Shpëtoi një herë, vendimi kthehet në apel
09/02/2021 18:35

Gjykata e Lartë në Beograd konfirmoi se vendimi për të hedhur poshtë padinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar ndaj ministrit të Brendshëm të Serbisë, Aleksandar Vullin, është miratuar më 28 dhjetor të vitit 2020 dhe nuk është i plotfuqishëm.Në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, Gjykata tha se nuk është në gjendje të komentojë, sepse procedura e apelimit ndaj këtij vendimi është në proces. Të hënën, deputeti shqiptar i Parlamentit të Serbisë, Shaip Kamberi, kishte njoftuar se gjykata në fjalë e ka hedhur poshtë padinë që Këshillit Kombëtar Shqiptar ngriti ndaj Vulinit për shkak të “gjuhës së urrejtjes”, e saktësisht përdorimit të termit pezhorativ “shiptari” nga ana e tij. Kamberi theksonte përmes një postimi në Facebook se refuzimi i gjykatës për ta shpallur fajtor Vulinin, “i ka dhënë tashmë edhe fuqi juridike institucionalizimit të gjuhës së urrejtjes, mosdurimit dhe ksenofobisë ndaj shqiptarëve në përgjithësi, e atyre në Serbi në veçanti”.Organizata joqeveritare në Beograd “Gratë në të zeza” tha se aktgjykimi, me të cilin Vulin është liruar nga akuzat për diskriminim dhe urrejtje ndaj shqiptarëve, ngre shqetësime në lidhje me aftësinë e gjyqësorit në Serbi për të zbatuar me përgjegjësi Ligjin për Ndalimin e Diskriminimit Racor dhe Fetar. Në deklaratën e kësaj organizate thuhet se gjykata, duke e cilësuar si të pabazuar akuzën kundër Vullinit, i ka dhënë, siç thuhet, fuqi ligjore dhe institucionale gjuhës së urrejtjes, jotolerancës dhe ksenofobisë ndaj shqiptarëve, veçanërisht atyre që

Top News- Rikthehet ora dimërore, akrepat një orë pas. Kur do të kalojmë sërish në orën verore?
25/10 13:49
Top News – Parashutistët britanikë ‘pushtojnë’ Gjermaninë/ Lëshimi më i madh nga Lufta e II Botërore
25/10 13:21
Top News – Starshield kthehet në normalitet / Musk akuzon Kievin: E përdori për të vrarë njerëz
25/10 13:21
Top News – ‘Nuk kemi parë kurrë president si ky’ / Obama fushatë kundër Trumpit
25/10 13:17
Top News – Turqia e Greqia ‘luftë’ për Mesdheun/Mosmarrëveshje e re për kufijtë e të drejtat detare
25/10 13:03
Top News – Bullgaria voton për Presidentin / Mes shqetësimeve për sulmet në Detin e Zi
25/10 13:03
Top News – Izraeli mbyll Bregun Perëndimor / Zgjedhje ‘të blinduara’, përshkallëzohen përleshjet
25/10 12:23
Top News – Rrugët e kaosit, trazirat shpëthejnë në Evropë, 1 mijë të arrestuar në Francë
25/10 12:22
Top Channel/Protestat në Itali, 110 të mitur të arrestuar/ Në komisariate më shumë se 370 persona
25/10 11:15
Top Channel/ Ndryshon ora/ Akrepat kthehen 60 minuta pas. Një orë më shumë gjumë, por trupit…
25/10 10:59
Top Channel/ Protestat në Francë, 1 mijë të arrestuar/ Më shumë se 400 mijë persona dolën në shesh
25/10 10:54
Top Channel/ Bill Gates:20 vite trazira nga IA: Tregu i punës do të ketë përmbysje gjatë dy dekadave
24/10 23:39
Top Channel/ Valë protestash në Europë. Revoltë dhe përplasje me policinë në Francë, Itali, Spanjë
24/10 23:34
Top Channel/ Digjet “Foleja e Shqiponjës”. Zjarri masiv shkatërron ish-rezidencën e Hitlerit në Alpe
24/10 23:31
Top News – Europa vlon nga trazirat. Çfarë po e shtyn gjeneratën Z që të kapë molotovët
24/10 20:05
Top News – Parisi në kaos. Mbi 100 mijë protestues përplasen me 70 mijë policë
24/10 20:04
Top News – ‘Frikacakët amerikanë’. Irani fajëson SHBA-në për dështimin e negociatave
24/10 20:03
Top News – Alarmi për sulme nga Irani. SHBA largon diplomatët nga Lindja e Mesme
24/10 20:02
Top News – OKB-ja ndërpreu ndihmat. Palestinezët në Bregun Perëndimor përballen me urinë
24/10 15:30
Top Channel/ Nesër ndryshon ora: Por disa vende po zgjedhin të mos i kthejnë mbrapa akrepat!
24/10 14:51