Takimi i ardhshëm i Këshillit të Punëve të Jashtme të Bashkimit Europian ka të ngjarë të mbahet në Kiev në fillim të tetorit, njoftoi agjencia italiane e lajmeve ANSA këtë të hënë, duke cituar tre burime të paidentifikuara. Ministrat e Jashtëm të 27 shteteve të Bashkimit Evropian do të mblidhen në kryeqytetin e Ukrainës për të demonstruar mbështetjen e BE-së për luftën e vendit kundër agresionit rus dhe për të "vazhduar në rrugën e integrimit politik" të Ukrainës, tha agjencia e lajmeve.