Top News- Milani kërkon fitore ndaj Parmës, Allegri do qetësi para derbit me Interin
07/11/2025 20:11

Një përpjekje e fundit për kuqezinjtë para pauzës së kombëtaeve, me qëlim sigurimin e një tjetër rezultati pozitiv në sfidën përballë Parmës. Pas triumfit në shtëpi me rezultatin e ngushtë 1 me 0 përballë Romës, Milani do të udhëtojë në transfertë për të luajtur me Parmën në javën e njëmbëdhjetë të Seria A. “Po përballemi me një ekip që i bën kundërshtarët e tyre të luajnë dobët duke e ngritur shumë topin. Do të duhet të jemi të kujdesshëm sepse ata do të kërkojnë të bëjnë diçka të jashtëzakonshme.", tha Alegri në konferencën për shtyp ndërsa vendosi theksin tek fitorja. Pa Gimenez, sulmi i Rossonerëve do të mbështetet teK Leao dhe Nkunku : "Ata mund të luajnë si qendërsulmues. Rafa mund të përmirësohet si të gjithë të tjerët dhe ne kemi nevojë për më shumë qëndrueshmëri para portës.Pulisic është rikuperuar : Ai po luan mirë, si Estupinan dhe Jashari.", shtoi Alegri ndërsa u përpoq që të hiqte vëmendjen nga derbi me Interin ku fitorja do të jetë oblikgim për të dy skuadrat. “Problemi është se kemi pësuar gola që mund të shmangeshin. Nuk ishte rastësi që pësuam gola nga krosimet kundër Cremoneses, apo që nuk arritëm të dyfishonim epërsinë tonë kundër Pizës në momentin tonë më të mirë. Duhet të përmirësohemi sepse kur e kuptojmë se kundërshtarët tanë janë në prag të dështimit, duhet ta përfundojmë ndeshjen. Kundër Parmës, përballemi me një ekip që do të kërkojë pikë pas rezultateve negative. Le të mos mendojmë për derbin, i cili do të vlejë tre pikë njësoj si ndeshja me Parmën. Një fitore është e rëndësishme për renditjen dhe për të kaluar pushimin me qetësi, pasi nuk do të shkosh në derbi duke u ndjerë i sigurt gjithsesi. Le të përqendrohemi te Parma, e cila ka tre pikë më të rëndësishme se ato në derbi.”, tha Alegri para gazetarëve.

Top News- Skandal në basketbollin grek. Arrestohet presidenti i Federatës Greke, Liolios
21/10 15:13
Top Channel/ Daja dhe i biri, nga i njëjti ekip, tani përballë, përqafimi “i fundit” përpara duelit
21/10 15:03
Top Channel/ Olsi Rama në festën e Dinamos: Nuk vij drejtor, kështu që s’e heq më Dajën nga puna
21/10 14:59
Top Channel/ Batutat në ditëlindjen e trajnerit Daja: Ky s’durohet 60 vjeç, jo 100
21/10 14:59
Top Channel/ Daja krah Irma Libohovës: Ju dua të gjithëve aktivë, përndryshe ikni në shtëpi
21/10 14:58
Top Channel/ Dinamo feston ditëlindjen e Dajës, trajneri: Merreni në dorë ju gjenerata Z
21/10 14:58
Top News – ‘E ardhmja e Shqipërisë meriton më shumë’/ Kombëtarja ngre zërin ndaj dhunës policore
18/10 14:06
Top News – Mitaj rikthehet te gjyshërit, Futbollisti viziton vendlindjen në Malësinë e Madhe
13/10 14:50
Top Channel/ Boksi, finalet nuk zhvillohen. Dhunë dhe presion, ringu “pushtohet” nga rrugaçët
12/10 15:30
Top Channel/ Vllaznia bojkoton stërvitjen pas roblemeve me pagat, skuadrat në krizë totale
08/10 20:02
Top Channel/ Shqipëria kërkon kreun sonte, San Marino në “Arenën Kombëtare”
06/10 20:31
Top Channel /Kombëtarja kërkon kthesën. Maran: Me San marinon duhet të jemi seriozë
05/10 22:56
Top News-Kombëtarja mbyll përgatitjet. Risi në listën e Maran, thirret portieri i skuadrës u21
05/10 22:41
Top News- Sfida me San Marinon. Manaj-Ta mbyllim që në fillim e të marrim 3 pikët
05/10 20:30
Top News- Kombëtarja pret San Marinon. Maran-Nuk ka ndeshje të lehta, në portë, Dajsinani
05/10 20:00
Top Channel/ Gafat në portë, Maran zbulon gardianin që do të luajë kundër San Marinos
05/10 19:26
Top Channel/ “Ndikuan vendimet e arbitrit”, Maran shpërthen pas Finlandës: Meritonim fitoren
03/10 18:29
Top News- Përballja me Finlandën. Maran: Është një skuadër që të bën të luash keq
02/10 15:37
Top News- Hysaj para sfidës së Kombëtares. ‘Të përkrahim të rinjtë, asgjë zyrtare për të ardhmen’
02/10 15:34
Top Channel/ Maran e Hysaj flasin para ndeshjes me Finlandën, mbrojtësi zbulon: Kam disa oferta
02/10 14:36