Një fotografe ka sjellë së fundmi pamje të pabesueshme të fuqisë së dikurshme të Bashkimit Sovjetik, nga një bazë ushtarake tashmë e braktisur në Lindjen e Largët të Rusisë. Në të shihen mijëra mjete luftarake si tanke e avionë MiG-23 që ndryshken prej 25 vjetësh në bazën ish-Sovetike të Sakhalin. Në bregdetin e qytetit Derbent shihet një mjet ajror detar i kategorisë Societ Lun-Class. Mjeti masiv është ndërtuar në 1975, por ka mbetur e paprekur në 45-vjetët e fundit. Pamje të tjera tregojnë dhjetra helikopterë të braktisur, pa helikat apo mjete të tjera të vlefshme.