Top News – Metali i konsumuar…/ Hetuesit, shkak për incidentin me Beoingun 777
23/02/2021 12:13

Një nga helikat e motorit të avionit që pati probleme pasi u nis në fluturim nga denveri dhe ra në tokë, në një zonë të banuar, kishte shenja të konsumimit të metalit-thanë hetuesit. Bordi kombëtar për sigurinë e transportit tha se helika do ti nënshtrohet edhe ekzaminimeve të tjera. Fluturimi 328 mundi të ulej në aeroportin e Denverit të shtunën, por pjesë të motorit ranë mbi shtëpitë poshtë, fatmirësisht pa lënduar askënd. Boeing ka rekomanduar uljen në tokë të të gjithë avionëve të tij 777 me të njëjtin motor. Ai tha se 128 avionë duhet të pezullohen deri sa inspektimi të përfundojë. United Airlines, Egyptair dhe operatorë në Japoni dhe Korenë e jugut, kanë thënë të gjithë se nuk do ti ngrenë në fluturim boeingët e tyre 777. Hetuesit amerikanë thanë ndërkohë se dy pjesë të helikës të motorit Pratt & Ëhitney të fluturimit 328, ishin këputur. Një prej tyre tregonte shenja të konsumimit të metalit dhe hetuesit besojnë se ajo u këput duke dëmtuar edhe pjesën tjetër. Sidoqoftë ato të dërgohen në laborator për ekzaminime të mëtejshme nga inspektorët e sigurisë. Avioni i United Flight 328, mbante 231 pasagjerë dhe ishte nisur për në honolulu kur edhe regjistroi incidentin në motorin e tij të djathtë. Pasagjerët në bord, folën për një shpërthim të fuqishëm menjëherë pas ngritjes nga toka dhe thonë se avioni nisi të lëkundej dhunshëm e humbi edhe lartësi. Fatmirësisht avioni mundi të rikthehej përsëri në aeroport, por pjesë të motorit u gjetën të shpërndare në një zonë të banuar përreth.

Top News – Ushtritë Evropiane ‘hyjnë’ në Ukrainë / Stërvitje e ‘Të vullnetshmëve’ në Poloni
09/11 15:35
Top News – Stuhi në Gaza, përmbyten tendat / Të paktën pesë viktima, shembet masivi i rërës
09/11 15:23
Top News – Habit Biden: Trump është servil / Ish presidenti publikon kujtimet, ja çfarë shkruan
09/11 15:13
Top News – E djathta në Spanjë kryeson…Zgjedhje më 29 nëntor, ja çfarë thonë sondazhet
09/11 15:11
Top News – 450 mijë ushtarë rusë të vrarë / Numri ‘rrjedh’ nga Kremlini pas sulmit kibernetik
09/11 15:09
Top News – Pak gjasa për sulme të reja në Iran / Trump i jep një shans bisedimeve: Varet nga…
09/11 14:21
Top News – Trump takohet me Putin dhe Xi Jinping / ‘Dalin bukur në foto’, javën e ardhshme në Kinë .
09/11 14:09
Top News-‘Fik dritat’ gazeta e fundit e pavarur në Rusi/U themelua nga Gorbaçovime paratë e Nobelit
09/11 14:06
Top News – Në shënjestër të spiunazhit kinez / Bosi i Nvidias pranon aferën, letër punonjësve
09/11 13:53
Top News – Ndryshime territoriale në Ukrainë / Trump është i hapur, vendi nën sulme ruse
09/11 12:09
Top Channel/ Ukraina, paqja vjen me kosto? Trump paralajmëron ndryshime territoriale!
09/11 12:04
Top Channel/ Izrael, a e krijon dot Eisenkot qeverinë? Tre skenaret, përfshirë aleancën me arabët!
09/11 11:52
Top News – Ekstremet ‘ngrihen’ në Francë / Le Pen dhe Melenchon kryesojnë garën presidenciale
09/11 11:43
Top Channel/Bisedime sot në Francë, studentët: “Nuk i ndalim protestat, presioni duhet të vazhdojë”!
09/11 11:42
Top Channel/ Sulmi në Poloni, agresori vdes në spital: Dy mjekë e ndihmuan në vendngjarje!
09/11 11:41
Top Channel/Fundi i Netanyahut? “Do sulmohet Parlamenti”, plani i Bibit për të qëndruar në pushtet!
09/11 11:41
Top News – Terrorizoi Poloninë, vrau 9 persona / Autori i sulmit në Krakov ka vdekur në spital
09/11 11:31
Top News- Liderët të njohin kufijtë e pushtetit! Papa Leoni i thotë aleatit të Trumpit në Argjentinë
09/11 11:31
Top News – Shembje akullnajash, përvëlim e thatësirë/Lëshohet alarmi: 2026-a, më i nxehti në histori
09/11 11:30
Top Channel/ Tronditet bota e teknologjisë! CEO i gjigantit të NVIDIA-s lidhje me spiunen kineze
08/11 23:09