Kancelari gjerman, Friedrich Merz komentoi nga Budva valën e protestave të dhunshme që kanë përfshirë vendet e Europës. Ai tha se dhuna nuk mund të jetë kurrë opsion në shoqëritë demokratike. Në fjalën e mbajtur në samitin e Procesit të Berlinit, ku merr pjesë edhe Kryeministri Edi Rama, Merz kërkoi që ndryshimet brenda vendeve të Ballkanit Perëndimor të jenë natyrale përmes reformave dhe progresit dhe asnjëherë përmes dhunës. “Ne kemi parë gjithashtu protestat në rajon, por edhe në vendet tona. Këto protesta na japin një mesazh të qartë: Duhet të vazhdojmë me procesin e zgjerimit dhe duhet të sigurohemi që qytetarët tanë të përfitojnë prej tij. Më lejoni të jem i qartë në lidhje me protestat: Dhuna nuk duhet të jetë kurrë një opsion nga asnjëra pale”, deklaroi Merz.