Top News – Merkel për vaksinat anticovid: Do të bëhen si ato të gripit, duhet rivaksinim
02/02/2021 12:12

Nëse vaksinat nuk funksionojnë kundër varianteve të reja të virusit, atëherë duhet ta nisim gjithçka nga fillimi; në mbledhjen me kryetarët e landeve, kancelarja gjermane Angela Merkel u shpreh me tone të zymta për pandeminë. Ajo tha se tani nuk ka më siguri mbi sasinë e vaksinave që do të dorëzohen në muajt në vijim. “Vaksinat e koronavirusit mund të nevojiten edhe për mjaft vite të vazhdim. Është e ngjashme me vaksinën e gripit, me të cilën njerëzit duhet të rivaksinohen vazhdimisht kundër mutacioneve të reja që pëson virusi”. Ecuria e ngadalshme e vaksinimit për mbrojtjen nga koronavirusi në Gjermani po shkakton pakënaqësi masive. Ndaj samiti virtual për vaksinimin mes kancelares Angela Merkel, kryeministrave të landeve si dhe përfaqësuesve të degës së farmaceutikës dhe të Komisionit të BE-së kishte synim të ndihmonte në sqarimin e situatës. Por as kjo nuk ndihmoi shumë, ndërsa disa e cilësuan takimin si një „teatër absurd”. Që përpara tij, u bë e ditur se Ministria e Shëndetësisë priste deri në fund të marsit një furnizim prej 18,3 milionë dozash vaksine nga prodhuesit BioNTech/Pfizer, Moderna dhe AstraZeneca. Në tremujorin e dytë Gjermania duhet të marrë gjithsej 77,1 milionë doza vaksinash nga prodhues të ndryshëm. Për tremujorin e tretë madje parashikohen 126,6 milionë doza. Të gjitha këto megjithatë janë vetëm parashikime, pasi faktorët e pasigurisë janë të shumtë, sidomos proceset e prodhimit dhe furnizimi.

Top Channel/ Trump kërcënon Putin: Jepi fund luftës brenda dy javëve!
25/08 23:09
Top Channel/ Trump takon presidentin e Koresë së Jugut: Do takohem dhe me Kim Jong Un
25/08 23:07
Top News- Ushtria izraelite hyn në Siri dhe merr kontrollin e një zone, reagon Damasku
25/08 23:05
Top News- Kush djeg flamurin amerikan në burg, Trump firmos urdhrin- Çfarë parashikon
25/08 23:00
Top News- Agjentët rusë kapin ‘spiunin’ francez, akuza të shumta ndaj studiuesit
25/08 22:30
Top News- Trump kërkon takim me Kim Jong Un: Pres me padurim ta shoh
25/08 22:00
Top News- Rrëfehet ish-bosi i kartelit Sinaloa/77-vjeçari pranon fajësinë, deklarohet fajtor në gjyq
25/08 21:38
Top Channel/ Stuhia shkatërrimtare godet Italinë: Përfshiu vijën bregdetare, gati emergjenca!
25/08 21:31
Top Channel/ Vr*ten 5 gazetarë nga sulmet në Gaza, ushtria izraelite bombardoi spitalin
25/08 19:34
Top News – Kina tregon fuqinë ‘me koreografi’ / Avionë, raketa, dronë dhe tanke në mes të Pekinit
25/08 15:54
Top News – Gjeneral, ambasador…president i ardhshëm / Heroi i luftës së Ukrainës, ‘pret’ në Londër
25/08 15:47
Top News – Izraeli tërhiqet nga Libani…! Netanyahu: Nëse Hezbollahu do të dorëzojë armët
25/08 15:08
Top News – Izraeli sulmon spitalin në Gaza / Të paktën 15 viktima, mes tyre edhe gazetarë
25/08 14:57
Top News – Në rrugët e Uashingtonit me pistoleta/ Njësitë e Gardës Kombëtare fillojnë të mbajnë armë
25/08 12:23
Top News – Gjermania: Putin të mos ketë iluzione / Mbështetja jonë për Ukrainën nuk mund të ndalet
25/08 12:23
Top News – Anija kozmike më e madhe në botë / SpaceX lëshon ‘Dragon’, mision furnizimi për NASA-n
25/08 12:22
Top News – Francë-SHBA, përplasen për Izraelin / “Krushku” i Trumpit, akuza për antisemitizëm
25/08 12:16
Top News – Izraeli bombardon Jemenin / Luftë me të gjithë, hakmerret për raketat e Huthi-ve
25/08 12:16
Top News – Trupat ruse si paqeruajtës në Ukrainë…?! Zelenski sfidon Putinin: Takim kokë më kokë
25/08 12:15
Top News – ‘Bie’ shteti social në Gjermani / Kancelari Merz: Nuk është më i financueshëm
25/08 11:54