Top News – Menduam se u dorëzua/ Trump rinis betejën në gjykata
11/12/2020 11:27

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump vazhdoi përpjekjet e tij për të përmbysur humbjen e tij ndaj presidentit të zgjedhur, Joe Biden duke u takuar një ditë më parë në Shtëpinë e Bardhë me prokurorët e përgjithshëm të shteteve republikane, të cilët po mbështesin një padi të ngritur nga shteti i Teksasit në Gjykatën e Lartë, përmes së cilës po tentohet të bëhen të pavlefshme miliona vota në shtetet ku ka fituar Biden. Disa ekspertë ligjorë thanë se padia nuk kishte shanse për sukses, por Trump shkroi në Twitter, se “Gjykata e Lartë ka një shans për të shpëtuar vendin tonë nga abuzimi më i madh i zgjedhjeve në historinë e Shteteve të Bashkuara”. Twitter-i e shoqëroi postimin me shënimin se “pretendimi i Trump në lidhje me mashtrimin e zgjedhjeve është i pasaktë”. Twitter-i e shoqëroi me të njëjtin shënim edhe një pretendim se zgjedhjet e 3 nëntorit ishin “më të korruptuarat në histori, deri tani. Ne fituam !!!” Por presidenti republikan ka humbi dhjetëra sfida gjyqësore ndaj fitores Biden në disa shtete që përcaktuan rezultatin e zgjedhjeve dhe tani e ka përqendruar përpjekjen e tij për të ruajtur pushtetin në padinë e Teksasit, e cila u dërgua në gjykatën e lartë të Shteteve të Bashkuara nga një prej mbështetësve e tij, Prokurori i Përgjithshëm i Teksasit, Ken Paxton. Padia e Paxton-it kërkon të zhvlerësohen rezultatet në katër shtetet kryesore të fituara nga Biden Biden – Xhorxhia, Pensilvania, Miçigani dhe Uiskonsin – me një total prej 62 votash elektorale. Kolegji Zgjedhor dhe jo vota popullore, përcakton fituesin në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së, me 270 vota elektorale të nevojshme për të siguruar shumicën.

Top Channel/ Bisedimet për paqen, “zbutet” Putin dhe pranon BE në tryezë
12/11 23:26
Top Channel/ Trump “heq dorë” nga Irani: Nuk është më prioritet
12/11 23:19
Top Channel/ Sulm me armë në SHBA, një i vdekur e katër të plagosur
12/11 23:13
Top Channel/ Putin kërcënon me luftë të re: Trupat e huaja në Ukrainë, objektiv ushtarak
12/11 20:10
Top Channel/ ‘Tërmet’ te Nvidia! Pas 33 vites dorëhiqet shefi, që u lidh me spiunen kineze
12/11 19:58
Top News – Italia në kaos, alarm në 2 mijë shkolla / Kërcënime për bomba, evakuim vetëm me prova
12/11 15:26
Top News – Toka ka një mini-Hënë të re / Do mbetet në orbitë deri në dhjetor, 2 metra e gjerë
12/11 15:08
Top Channel/Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: “Herët për të identifikuar autorët”!
12/11 15:06
Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57
Top News – Rrëzohen raketa mbi Mekë / Huthit sulmojnë Arabinë Saudite, përshkallëzohet lufta
12/11 11:54
Top News – Stuhia shkakton kaos në Evropë / Po vjen drejt nesh, rrugët kthehen në lumenj të tërbuar
12/11 11:51
Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20