Evropa hyri në ditën e dytë të fushatës së vaksinimit por ndërkohë kanë mbërritur edhe polemikat e para. Brukseli kishte garantuar kuota simbolike për të gjitha vendet anëtare për ditën evropiane të vaksinimit anti covid, por sic tregojnë numrat, nuk ka qenë kështu. Italisë iu dorëzuan nga Pfizer 9750 doza vaksine, francës dyfishi në të njëjtën ditë. Por, zemërimi më i madh derdhet mbi berlinin. Gjermanisë i kanë shkuar më shumë se 151 mijë doza.