Top News – Me duar të lidhura pas shpine e një plumb në ballë…Horror në rrugët e Buchas
04/04/2022 10:36

Një burrë u pa i shtrirë anash rrugës në qytetin ukrainas të Bucha-s, të dielën, me duart e lidhura pas shpine dhe një plagë plumbi në kokë...e ai është një nga qindra banorët lokalë që zyrtarët thonë se janë gjetur të vdekur pas pesë javësh pushtimi rus. Zyrtarët lokalë thanë se 50 banorë të vrarë u gjetën pasi forcat ruse u tërhoqën nga qyteti javën e shkuar, dhe ata ishin viktimat e ekzekutimeve të kryera nga trupat ruse. Ata kanë akuzuar Moskën për krime lufte. Ministria ruse e mbrojtjes tha ndërkohë në një deklaratë se të gjitha fotot dhe videot e publikuara nga autoritetet ukrainase, që flisnin për krime nga trupat ruse në Bucha, ishin një provokim dhe se asnjë banor i qytezës nuk i ishte nënshtruar dhunës nga duart e trupave ruse. Agjencia e lajmeve reuters thotë se nuk ka mundur të verifikojë në mënyrë të pavarur se kush ishte përgjegjës për vrasjen e banorëve. Por tre trupa u panë nga reporterët e agjencisë të diëlën, njëri prej të cilëve me duar të lidhura pas shpine, të qëlluar me plumba. Në të tre rastet, nuk kishte shenja lëndimesh të tjera në trup dhe ishin me veshje civile. Në trupin e personit me duar të lidhura pas shpine, kishte shenja diegieje nga baruti në buzë dhe fytyrë, cka tregon se ai është qëlluar nga afër. Dhe ajo që ishte përdorur për ti lidhur duart, dukej se ishte një shami e bardhë. Trupat ruse, ndërsa ishin në qytet, i kërkuan banorëve të mbanin shami të tilla për tu identifikuar. Zyrtarët lokalë thanë se rreth 300 persona u gjetën të vdekur pas tërheqjes së rusisë. Prej tyre, të paktën 50 ishin ekzekutime.

Top Channel/ Tmerr në Krakov,vriten 6 persona.Ekstremisti hap zjarr në mes të zonës turistike polake
07/11 23:16
Top News – SHBA sulmon sërish Iranin. Trump: Shkatërruam një sistem të vogël kundër ajror
07/11 20:07
Top News – Arrestohet presidenti i Paraguait. Falimentimi i bankës, akuzohet për shpërdorim detyre
07/11 17:07
Top News – Kufi për inteligjencën artificiale. Nismat e para të demokratëve në Kongresin e SHBA
07/11 15:20
Top Channel/ SHBA, në shënjestër gjigantët AI/ Demokratët përgatisin ligje të forta
07/11 14:45
Top News – Irani përgatitet për apokalipsin. Gati për sulme bërthamore, shpërndan jod për qytetarët
07/11 14:40
Top News – Presidentja e parë grua. Konservatorët e Merz në prag emërimit të Ilse Aigner
07/11 14:10
Top Channel/ Hakerat pro-rusë sulmojnë Italinë/ Në shënjestër Ministria e Jashtme
07/11 14:00
Top Channel/ Trump: “Kievi e Moska gati për marrëveshje”, Zelensky: Takohem, por jo në Rusi!
07/11 13:55
Top Channel/ Nga “bombat” në avionë te frigoriferët: “Luftë kibernetike, ky është vetëm fillimi”!
07/11 12:08
Top Channel/Falimentoi banka, njerëzit nuk morën paratë e tyre: Arrestohet presidentit i Paraguajit!
07/11 12:07
Top Channel/ Pas humbjes, Trump ndërron shefin e kabinetit: Ikën Wiles, vjen “ekstremisti” Miller!
07/11 12:06
Top Channel/ Sot protesta në të gjithë vendin, Franca angazhon 70 mijë policë: Do mbrojmë rendin!
07/11 12:05
Top Channel/ Hetimi i CNN: 60 vjet heshtje për armët bërthamore të Izraelit, për SHBA realitet i ri!
07/11 12:04
Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43