Top News-Mbyllet hetimi për tenderin e uniformave /SPAK dërgon dosjen në gjykatë për 10 ish zyrtarët
12/10/2021 14:33

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka çuar për gjykim 10 zyrtarët dhe ish zyrtarët të Ministrisë së Brendshme, të përfshirë në skandalin e tenderit të uniformave të policisë. Tashmë të gjithë ish zyrtarët e akuzuar për korrupsion do të përballen me akuzat në Gjykatën Kundër Krimit dhe Korrupsionit të Organizuar. Dëmi ekonomik që i kanë shkaktuar buxhetit të shtetit si pasojë shkeljes së barazisë në tendera arrin në 2.8 miliarde leke. Nwn akuzw janw ish drejtoresha e Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara Edlira Naqellari dhe bashkëpunëtorët e saj, Flutura Çekrezi, Ani Omuri, Kleivis Hasani, Anisa Bogdani, Kreshnik Bejkaj, Fatmir Demneri, Mariglen Buzali, Gëzim Mingaj dhe Aurora Mulla. Nga aktet e administruara gjatë hetimit ka rezultuar se në maj 2020 në Agjencinë e Blerjeve të Përqëndruara në Ministrinë e Brendshme është zhvilluar procedura e prokurimit për llogari të Autoritetit Kontraktor, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, me objekt “Blerje dhe shpërndarje e uniformave dhe këpucëve të Policisë së Shtetit”, për 4 vjet, me fond limit 2.800.347.570 lekë. Nga hetimi kanë rezultuar veprime të kundërligjshme të bëra nga: Drejtoresha e Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara Edlira Naqellari , në bashkëpunim me anëtarët e Njësisë së Prokurimit Flutura Çekrezi; Anisa Bogdani; Ani Omuri; Kleivis Hasani; si dhe anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave Kreshnik Bejkaj, Fatmir Demneri, Mariglen Buzali dhe Gëzim Mingaj , të cilët, në kundërshtim me rregullat e prokurimit publik, kanë favorizuar bashkimin e subjekteve juridike të shpallura fituese në kundërshtim me rregullat e prokurimit publik, duke sjellë si pasojë cënimin e lirisë së pjesëmarrësve në tendera dhe krijimin e avantazheve të padrejta për palët e treta. Arrestimet e 10 zyrtarëve dhe ish zyrtarëve janë bërë në lidhje me tenderin abuziv të 11 majit 2020 në lidhje me uniformat e policisë me vlerë 2.8 miliardë lekë, të akuzuar për shkelje të barazisë në tendera. SPAK ka përgjuar dhe vëzhguar 9 zyrtarët dhe ish-zyrtarët e Ministrisë së Brendshme, ndërsa kanë qenë bashkëpunëtorët e drejtësisë ata që kanë ‘zbërthyer’ skemën e abuzimit me tenderin. Ky tender është refuzuar të firmoset nga një anëtar i Komisionit dhe një anëtar i prokurimeve.

Top Channel/ Rikthehen gurët dhe gazi në protestë, policia nisi shoqërimet pas tubimit
20/10 23:23
OKB dënon dhunën në protestë: te shqetësuar për përdorimin e forcës
20/10 23:11
Berisha mbledh kreret e degeve te PD: Trokisni në çdo derë
20/10 23:09
Top Channel/ Zelensky: Gati për negociata.Takimi me të dërguarin e Trump
20/10 22:49
Top Channel/ “Ku është babi im” pamje prekëse nga ngjarja në Tiranë, i biri rrënqeth: Ku e kam babin
20/10 22:44
Top News- Tronditet Tirana! Vrasje me armë, 46-vjeçari gjendet i pajetë në makinë
20/10 22:22
Top Channel/ Gjendet i vrarë 46-vjeçari pranë shkollës Vasil Shanto, dyshohet për atentat
20/10 21:41
Top News- Dita 8, dy anët e protestës! Marshim e valle paradite, gurë, gaz e fishekzjarre pasdite
20/10 21:34
Top Channel/ Nis pastrimi i bulevardit pas protestës
20/10 21:27
Top Channel/Nis kontrolli në biznese, policia futet brenda dhe kontrollon njerëzit, shoqërohet njëri
20/10 21:25
Top Channel/ Vijojnë tensionet në protestë, policia ka filluar patrullimet për shoqërime
20/10 21:22
Top Channel/ Protestuesi lëndohet me shkop gome, ishte në Bulevard drejt Kryeministrisë
20/10 21:22
Top Channel/ Nis pastrimi i bulevardit pas protestës
20/10 21:21
Top Channel/ Rikthehet tension në Bulevard, protestues dhe sërish policë me ujë e gaz lotsjellës
20/10 21:19
Top Channel/ Vazhdon protesta në kryeqytet, sërish përplasje me policinë
20/10 20:52
Top Channel/ Berisha thirrje policisë: Mos u shisni për 2500 euro, do e pasoni shumë keq
20/10 20:51
Top Channel/ Zjarr e gaz! Vijon kaosi në Tiranë, policia shpërndan protestuesit
20/10 20:49
Top Channel/ “Ne mbështesim protestën”, Berisha: Na sulmoj selinë, vetëm për të…
20/10 20:40
Top Channel/ “U vërsul ndaj të rinjve me dhunë”, Berisha: Rama mendonte se do kishte Tiranën e qetë
20/10 20:37
Top News- Begaj takime në Presidencë/ Diskuton me ambasadorë e ish-presidentë për protestat
20/10 20:37