Top News/ Mbyllen hetimet për Jorgo Goron/ SPAK kërkesë GJKKO për kalimin e dosjes në gjyq
22/09/2024 11:34

Në më pak se një vit, Prokuroria e Posaccme Antikorrupsion përfundoi hetimet për ish kryebashkiakun Jorgo Goro dhe depozitoi pranë GJKKO kërkesën për kalimin e dosjes për gjykim në ngarkim të tij si dhe të katër personave të tjerë, Jerasimo Bashi, Bilbil Aliaj, Vezir Gjikokaj dhe Stavri Mëhilli.Përgjatë periudhës hetimore, SPAK ka arritur të evidentojë se Goro në bashkëpunim me Bashin, ish Drejtor i Drejtorisë së Menaxhimit dhe Mbrojtjes së Tokës pranë Bashkisë Himarë, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë kryer veprime dhe mosveprime në kundërshtim me ligjin.Të dy ata sipas SPAK, kanë dërguar pranë ZVRPP-së Vlorë një shkresë, ku bashkëngjitur me të ishte një dokumentacion, i cili përmante të dhëna të rreme, për një pasuri në favor të Foto Mëhillit, babait të Stavri Mëhillit. Më tej, ata konfirmuan një plan rilevimi me një vendndodhje gjeografike të pasurisë, totalisht të ndryshme nga ajo që përcakton dokumentacioni pronësor. Kësaj pasurie, ata i dhanë një numër të pabazuar në asnjë të dhënë fakti dhe totalisht në kapërcim të kompetencave që u njeh ligji. Struktura e Posaccme sqaron se ky plan, shërbeu për procedurën e zhvillimit të pronës deri në lëshimin e Lejes së Ndërtimit në emër të shoqërisë “AG.TCC” sh.p.k.Sa i përket rolit të Bilbil Aliaj dhe të Vezir Gjikokaj, organi i akuzës thotë se ata kanë lëshuar vërtetimin nga dokumentat hipotekorë në emër të Foto Mëhillit, duke kryer veprime të kundërligjshme. Madje ata pranuan si dokument ligjor një akt formular të falsifikuar, sa përket sipërfaqes prej 5512 m2, të llojit “Truall” si dhe një tjetër formular që bën fjalë për të njtën pasuri, edhe kjo e falsifikuar. Dy të pandehurit kanë nënshkruar vërtetimin nga dokumentat hipotekorë, i cili provon regjistrimin e pronësisë në një zonë të pamenaxhuar.Ndërsa Stavri Mëhilli ka përdorur më shumë se një herë dy formularë të falsifikuar. Ai po ashtu ka shitur pasurinë e përfituar nga kryerja e veprave penale duke qenë në dijeni të plotë të prejardhjes kriminale të saj. SPAK e akuzon Jorgo Goron për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer 2 herë, dhe “mosdeklarimi, i pasurive”. Ky i fundit u kallëzua në SPAK nga ish kryebaashkiaku tjetër i Himarës Fredi Beleri, i cili përfundoi dënimin pak javë më parë.

Top Channel/ Shpronësimet në Durrës me çmimin e zonave rurale, debat në Bashki
12/11 23:24
Top News- Microsoft 365, Outlook dhe Teams pësojnë ndërprerje globale, mijëra përdorues të prekur
12/11 23:15
Top News- U vra në atentat në Spanjë, zbardhet e kaluara e Luka Beqirajt, lidhjet me mafien italiane
12/11 23:00
Top News- Katërmbëdhjetë të vdekur në aksident, kamioni përmbyset dhe merr para 23 automjete
12/11 23:00
Top News- Stuhia “Charles” do ta godasë sot Shqipërinë, zonat që rrezikojnë nga shiu dhe era e fortë
12/11 22:45
Top News- ‘Anëtarësim me meritë, jo nga dera e pasme’/Kurti: Historia po kthehet në skenën botërore
12/11 22:30
Top News-Krizë edhe për Mercedesin: Pezullohen investimet në Gjermani,shqyrtohet mbyllja e fabrikave
12/11 21:30
Top News- Personat e zhdukur nga lufta/ Kosovë, gjenden mbetje mortore në Shtërpcë
12/11 21:15
Top News – Ligji për Dhomat e Specializuara/ Britania e Madhe kundër ndryshimeve
12/11 21:00
Top News- Rritet nafta e benzina, Bordi ndryshon sërish çmimet e karburanteve
12/11 20:40
Top Channel/ 37 mln lekë më shumë për kinematografinë, debat për projektligjin në Komision
12/11 20:30
Top Channel/ Rrushkulli proteston për rrugët e shkatërruara dhe kanalizimet e papërfunduara
12/11 20:13
Top Channel/ Moti i keq pezullon lundrimin në Durrës, shtyhet për nesër udhëtimi drejt Barit
12/11 20:03
Top Channel/ Bizneset kundër paketës fiskale. APL: E dërgojmë në Kushtetuese. reagojnë shoqatat
12/11 19:56
Top Channel/ AKU bllokon misrin me aflatoksinë, pas shqetësimeve transmetuar në Top Channel
12/11 19:51
“Rama i shiti të gjithë!” Maliqi shpërthen me akuza ndaj Bashkisë së Kuçovës,Veliajt dhe Sara Miles!
12/11 19:49
Top Channel/ Sponsorizimi në sport dhe art, deri në 30% lehtësi tatimore për kompanitë që investojnë
12/11 19:47
Top Channel/ Arrestohet drejtori i Spitalit të Fierit,akuzë për tjetërsimin e 44 mijë m2 tokë shteti
12/11 19:45
Top Channel/ U gjobit mbi 15 herë! Rrëfimi prekës i flamurtarit të protestës: Nuk ndalem!
12/11 19:43
Top Channel/ Protesta shton pasiguritë ekonomike, BSH: Mund të frenojë investimet e turizmin
12/11 19:42