Top News – Mbreti i Arabisë Saudite / Thirrje Iranit që t’i japë fund armiqësive në rajon
30/12/2021 13:04

Mbreti Salman i Arabisë Saudite i ka bërë thirrje Iranit që t’i japë fund “qasjes negative” në rajon, pasi Riadi ka akuzuar Teheranin se po u ndihmon rebelëve nga Jemeni për të kryer sulme vdekjeprurëse në shtetin e tij. Megjithatë, monarku 86-vjeçar ka folur me tone më të buta kundrejt Republikës Islamike, pasi u ka bërë thirrje liderëve botërorë një vit më parë, që të kenë “qëndrim të ashpër” ndaj Teheranit. “Ne shpresojmë se Irani do të ndryshojë politikën dhe sjelljen e keqe në rajon dhe do të drejtohet nga dialogu dhe bashkëpunimi”, ka thënë ai, sipas një deklarate. Riadi dhe Teherani janë armiq për dekada dhe mbajnë anë të kundërta në konfliket rajonale, përfshirë atë në Jemen, ku Arabia Saudite udhëheq një koalicion ushtarak kundër rebelëve Huthi, të cilët përkrahen nga Irani.Të dyja vendet kanë mbajtur një varg bisedimesh prej muajit prill, me qëllim të përmirësimit të marrëdhënieve. “Ne jemi duke vëzhguar mbështetjen e regjimit të Iranit për milicinë terroriste Huthi, e cila është duke vazhduar luftën në Jemen dhe është duke përkeqësuar situatën humanitare”. Jemeni është përfshirë në luftë civile prej vitit 2014. Dhjetëra mijëra persona janë vrarë në atë që Kombet e Bashkuara e kanë përshkruar si krizën më të keqe humanitare në botë, pasi mbi 80 për qind e popullsisë së Jemenit varet nga ndihmat.

Top Channel/ Tronditet bota e teknologjisë! CEO i gjigantit të NVIDIA-s lidhje me spiunen kineze
08/11 23:09
Top Channel/ Trump luftë emigracionit! Zbulohet plani i presidentit pas humbjes
08/11 23:00
Top channel/ Rruga e “ferrit” në Egjipt, përplasen 2 trena, viktima e të plagosur
08/11 22:32
Top News – Pas 80 vitesh sërish frikë, banorët jo më të sigurt, tigrat rikthehen në Kazakistan
08/11 22:30
Top News – Parlamenti i ri serb mblidhet më 17 nëntor / Pas fitores së studentëve që rrëzuan Vuçiçin
08/11 22:15
Top Channel/ Polonia 2 ditë zi kombëtare për masakrën, hetime për sulm terrorist
08/11 20:21
Top Channel/ Japonia thyen traditën shekullore! Qentë dhe macet marrin bekimin e fëmijëve
08/11 19:08
Top Channel/ “Skifterët” fluturojnë në Angli/ Dënohen pesë shqiptarë, një prej tyre grabiti 9 shtëpi
08/11 15:12
Top News – Papa Leoni shkon në Argjentinë / Do të flasë para aleatit të ngushtë të Trumpit
08/11 15:12
Top News – Aksident i rëndë në Kroaci / Përmbyset autobusi me targa serbe, të paktën 2 viktima
08/11 15:11
Top Channel/ 165 mijë vende të reja pune në tetor, SHBA surprizon me punësimin
08/11 15:09
Top Channel/ Papa Leoni XIV sfidon Milein, varfëria ndez tensionet në Argjentinë
08/11 15:08
Top Channel/ 250 çifte martohen njëkohësisht, dasmë mes rrënojave të luftës në Gaza!
08/11 15:07
Top News – TikTok rrezikon shëndetin…BE përgatit gjobën, përdoruesit ‘humbasin’ në video
08/11 13:21
Top News – Trump ‘rinis’ luftën me Iranin / Raportohen shpërthime në jug, ‘origjina e paqartë’
08/11 13:15
Top News – Raketat e Huthive mbi qiellgërvishtëse / Tronditet Arabia Saudite, goditet Riadi
08/11 13:11
Top News – Ministri italian shënjestrohet nga Rusia/Hakerat zbulojnë të dhënat personale në Dark-Web
08/11 13:10
Top News – Përmbyten tendat, shira të rrëmbyeshëm / Gjendje katastrofike në Gaza, kampet nën ujë
08/11 13:10
Top News – SHBA, 20 milionë dollarë shpërblim…për informacione mbi programin bërthamor të Iranit
08/11 12:18
Top News – ‘Shkundet’ toka në Japoni…Lëkundje të tjera po vijnë! Tërmet i fuqishëm në vend
08/11 12:11