Top News – Mbi një milion të infektuar nga koronavirusi në Gjermani
27/11/2020 12:16

Të premten në Gjermani autoritetet shëndetësore njoftuan se numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus, që nga fillimi i pandemisë, ka kaluar në mbi një milion. Instituti Robert Koch regjistroi më shumë se 22,000 raste të reja ditore. Gjermania kryesisht ka parandaluar përhapjen e virusit në pranverë, por është goditur rëndë nga një valë e dytë, gjatë vjeshtës. Numri i pacientëve me COVID-19 në kujdesin intensiv, në fillim të tetorit ka qenë 360 ndërsa javën e kaluar ishte më shumë se 3.500. Shteti më i populluar i Rhine-Uestfalia Veriore ka regjistruar më shumë se një të katërtën e të gjitha rasteve me koronavirus. Berlini ka regjistruar 62.000 raste që nga fillimi i pandemisë. Kancelarja gjermane, Angela Merkel, këtë javë njoftoi se Gjermania do të zgjasë afatin e kufizimeve aktuale kundër koronavirusit, deri në fillim të janarit, nëse nuk ka një rënie dramatike të numrit të rasteve të reja. Rregullat do të lehtësohen gjatë periudhës festive të Krishtlindjes dhe Vitit të Ri, duke lejuar takime deri në 10 persona nga 23 dhjetori deri në Ditën e Vitit të Ri. Ekonomia më e madhe e Evropës ka mbyllur restorantet, baret, ambientet sportive dhe vendet kulturore, megjithëse shkollat dhe dyqanet mbeten të hapura.

Top Channel/ Bisedimet për paqen, “zbutet” Putin dhe pranon BE në tryezë
12/11 23:26
Top Channel/ Trump “heq dorë” nga Irani: Nuk është më prioritet
12/11 23:19
Top Channel/ Sulm me armë në SHBA, një i vdekur e katër të plagosur
12/11 23:13
Top Channel/ Putin kërcënon me luftë të re: Trupat e huaja në Ukrainë, objektiv ushtarak
12/11 20:10
Top Channel/ ‘Tërmet’ te Nvidia! Pas 33 vites dorëhiqet shefi, që u lidh me spiunen kineze
12/11 19:58
Top News – Italia në kaos, alarm në 2 mijë shkolla / Kërcënime për bomba, evakuim vetëm me prova
12/11 15:26
Top News – Toka ka një mini-Hënë të re / Do mbetet në orbitë deri në dhjetor, 2 metra e gjerë
12/11 15:08
Top Channel/Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: “Herët për të identifikuar autorët”!
12/11 15:06
Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57
Top News – Rrëzohen raketa mbi Mekë / Huthit sulmojnë Arabinë Saudite, përshkallëzohet lufta
12/11 11:54
Top News – Stuhia shkakton kaos në Evropë / Po vjen drejt nesh, rrugët kthehen në lumenj të tërbuar
12/11 11:51
Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20