Piloti i një avioni të vogël ka shpëtuar për mrekulli pas një aksidenti në Xhorxhia të shteteve të bashkuara, pasi ai mbeti i bllokuar në kabujt elektrikë, e qëndroi i varur atje për dy orë para se të mund të ulej i sigurt në tokë. Piloti mbeti i varur në një lartës7i prej afro 8 metrash nga toka pasi avioni i tij mbeti i bllokuar në linjat elektrike. Autoritetet lokale u njoftuan për aksidentin dhe menjëherë ndërhynë skuadrat e shpëtimit. Por zyrtarët sqaruan më pas se u deshën dy orë për të liruar piliton pasi ishte dashur më herët të evitohej mundësia që ai të goditej nga rryma.