Top News- ‘Mur me dronë’ për mbrojtjen/ KE frikë nga Rusia, miraton planin ushtarak
16/10/2025 19:25

Komisioni Evropian ka miratuar një plan pesëvjeçar për mbrojtjen, i cili përfshin ndërtimin e një “muri të dronëve” që pritet të jetë plotësisht funksional deri në fund të vitit 2027. Sipas organit ekzekutiv të BE, Rusia dhe Bjellorusia përbëjnë “kërcënimin më të madh”, duke përmendur shkeljet e përsëritura të hapësirës ajrore të vendeve anëtare të BE-së nga avionet pa pilot, apo dronët. Hyrja e 21 dronëve rusë në Poloni në fillim të shtatorit, fluturimet e dronëve rusë mbi Rumani dhe shkelja e hapësirës ajrore të Estonisë nga avionë luftarakë rusë, çoi në nisjen e iniciativës “Roja Lindore” nga NATO-ja për forcimin e mbrojtjes ajrore. Liderët e Perëndimit e I kanë konsideruar incidentet si të rrezikshme, dhe si një këmbanë alarmi për Evropën. Dokumenti I Komisionit Europian nënvizon gjithashtu rolin qendror të NATO-s në mbrojtjen e Evropës, por thekson edhe nevojën që kontinenti të zhvillojë kapacitete të pavarura në vitet e ardhshme. “Deri në vitin 2030, Evropa duhet të ketë një pozicion mbrojtës mjaftueshëm të fortë për t’i frenuar kundërshtarët e saj”, thuhet në plan. “Për të qenë ‘gati për 2030-ten’, Evropa duhet të veprojë tani”. Më herët, kryediplomatja e BE-së, Kaja Kallas, është shprehur se Rusia do të mbetet kërcënim edhe nëse lufta në Ukrainë përfundon.

Top Channel/ “Skifterët” fluturojnë në Angli/ Dënohen pesë shqiptarë, një prej tyre grabiti 9 shtëpi
08/11 15:12
Top News – Papa Leoni shkon në Argjentinë / Do të flasë para aleatit të ngushtë të Trumpit
08/11 15:12
Top News – Aksident i rëndë në Kroaci / Përmbyset autobusi me targa serbe, të paktën 2 viktima
08/11 15:11
Top Channel/ 165 mijë vende të reja pune në tetor, SHBA surprizon me punësimin
08/11 15:09
Top Channel/ Papa Leoni XIV sfidon Milein, varfëria ndez tensionet në Argjentinë
08/11 15:08
Top Channel/ 250 çifte martohen njëkohësisht, dasmë mes rrënojave të luftës në Gaza!
08/11 15:07
Top News – TikTok rrezikon shëndetin…BE përgatit gjobën, përdoruesit ‘humbasin’ në video
08/11 13:21
Top News – Trump ‘rinis’ luftën me Iranin / Raportohen shpërthime në jug, ‘origjina e paqartë’
08/11 13:15
Top News – Raketat e Huthive mbi qiellgërvishtëse / Tronditet Arabia Saudite, goditet Riadi
08/11 13:11
Top News – Ministri italian shënjestrohet nga Rusia/Hakerat zbulojnë të dhënat personale në Dark-Web
08/11 13:10
Top News – Përmbyten tendat, shira të rrëmbyeshëm / Gjendje katastrofike në Gaza, kampet nën ujë
08/11 13:10
Top News – SHBA, 20 milionë dollarë shpërblim…për informacione mbi programin bërthamor të Iranit
08/11 12:18
Top News – ‘Shkundet’ toka në Japoni…Lëkundje të tjera po vijnë! Tërmet i fuqishëm në vend
08/11 12:11
Top News – Rivali i Netanyahut merr mandatin / Presidenti ngarkon Eisenkot me formimin e qeverisë
08/11 12:11
Top News – Polonia nën shok, gjashtë të vrarë / Sulm masiv në Krakov, edhe tre viktima në shtëpi
08/11 12:09
Top Channel/Tërmeti në Japoni, 20 të plagosur/Lëkundjet me magnitudë 5.7 u ndjenë në zonën qendrore
08/11 12:08
Top News – Vance nis ‘rrugën’ drejt presidencialeve / Pas humbjes në zgjedhjet e mesit të mandatit
08/11 11:42
Top Channel/ Pushteti i Netanyahut drejt fundit/ Gadi Eisenkot drejt formimimit të qeverisë së re
08/11 11:38
Top Channel/ 40 mijë kërkesa për spiunë / Në Argjentinë për herë të parë u aplikua konkurs publik
08/11 11:38
Top Channel/ Gjermania ndalon raketat për Kievin/ Pistorius: Nuk kemi më mundësi që t’u dërgojmë
08/11 11:25