Top News – Zelenski shkon te Trumpi / Lufta në Ukrainë përshkallëzohet, më shumë mbështetje
16/10/2025 14:39

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, takohet të premten me Donald Trump për të kërkuar më shumë mbështetje ushtarake në një kohë kur lufta mes Kievit dhe Moskës po përshkallëzohet me sulme masive ndaj sistemeve energjetike, dhe NATO po përpiqet t'i përgjigjet një vale ndërhyrjesh ajrore. Që nga samiti i Trumpit me Presidentin rus Vladimir Putin në gusht, i cili dështoi të siguronte ndonjë rezultat pozitiv në përpjekjet e SHBA-së për paqe, Kievi ka goditur rafineritë ruse të naftës me dronë, ndërsa sulmet ruse kanë shkaktuar ndërprerje të mëdha të energjisë në të gjithë Ukrainën. Krahu lindor i NATO-s është gjithashtu në tension pasi Polonia dhe Estonia panë t’u shkelej hapësira e tyre ajrore nga avionë luftarakë dhe dronë rusë muajin e kaluar. Që atëherë ka pasur incidente të tjera me dronë në Gjermani dhe Danimarkë. Një ish-zyrtar i lartë ukrainas tha se Rusia dhe Ukraina po përpiqen të rrisnin presionin dhe të përmirësojnë pozicionet e tyre përpara çdo dritareje të re për negociata, dhe se u mungonin burimet për të ruajtur intensitetin aktual për një kohë të gjatë. Zelenski pritet, ndër të tjera, të ushtrojë presion mbi Trumpin për raketat Tomahaëk me rreze të gjatë veprimi që do ta vendosnin Moskën dhe qytete të tjera të mëdha ruse brenda rrezes së sulmit të Ukrainës. Trump ka thënë se mund t'ia japë armët Ukrainës nëse Putini nuk ulet në tryezën e negociatave. Retorika e Trump ndryshoi në favor të Ukrainës muajin e kaluar, pas javësh shprehjeje të zhgënjimit me Putinin dhe mungesës së lëvizjes së Rusisë drejt një marrëveshjeje paqeje. Ndërsa më herët kishte sugjeruar se Kievi duhet të hiqte dorë nga territore për të arritur një marrëveshje, Trump tha se ushtria ukrainase ishte e aftë të dëbonte forcat e Moskës nga i gjithë territori i saj dhe e talli Rusinë duke e quajtur ‘një tigër prej letre’.

Top News- Momentet pak para aksidentit fatal të trenave, biseda mes makinistëve dhe qendrës
29/10 23:00
Top Channel/ 69 viktima nga përplasja e trenave në Spanjë, mes viktimave edhe ish-ministrja
29/10 22:46
Top News- Rrëzohet helikopteri i EUFOR-it, katër të vdekur dhe 11 të plagosur në Bosnje
29/10 22:45
Top News- SHBA “braktiset” nga Evropa e Kandaja, BE me plan të qartë kundër politikës Trump
29/10 22:43
Top Channel/ Tragjedi në Bosnjë, rrëzohet helikopteri ushtarak italian, 4 të vdekur e 11 të lënduar
29/10 22:38
Top Channel/ Strategjia e re e Netanyahut, akuzon Katarin për ndërhyrje në zgjedhje
29/10 20:02
Top Channel/ Ikën presidentja e Bankës Qendrore, Christine Lagarde dha dorëheqjen mes krizës
29/10 19:58
Top News-Letra diplomatike e Vance për Iranin. Teherani jep përgjigje:Nuk ka rifillim të negociatave
29/10 19:30
Top News – Lufta me Iranin rinis pas zgjedhjeve / SHBA paralajmëron aleatët, sulme dhe hakmarrje
29/10 17:36
Top News – Hidhet në erë stacioni i trenit / Rusia godet Dnipron, 13 të vdekur e 10 të plagosur
29/10 16:47
Top News – Çmimi i ëndrrave të Trumpit… / Melania më afër Nobelit, ‘problem’ xhelozie në çift
29/10 15:00
Top News – ‘Popemobile’, një fron mbi rrota…Vatikani hap ekspozitën, datojnë nga viti 1930
29/10 14:59
Top News – Kina, ‘objekt hapësinor’ Top Secret / ‘Lëshoi sende mbi tokë’, 007 amerikane kanë pamjet
29/10 14:14
Top Channel/ Kina “fshin” të korruptuarit: Xi me dorë të hekurt, rekord përjashtimesh nga partia!
29/10 14:12
Top News – Vritesh nga bombat ose vdes nga uria! Armëpushimi në Oleshky, vijnë ndihmat humanitare
29/10 13:12
Top News – Jep dorëheqjen shefja e BQE / Lagarde largohet, i jep fund muajsh spekulime
29/10 13:05
Top News – Jam presidenti legjitim i Brazilit! Bolsonaro u arratis në SHBA, ‘viktimë e një puçi’
29/10 13:01
Top News – Ukraina ‘në tehun e thikës’ / Zelenski” Fati ynë vuloset nga zgjedhjet në SHBA
29/10 12:16
Top Channel/ SHBA, rrjedhin të dhënat e punonjësve të sigurisë: Ekspozohen efektivë të ICE!
29/10 12:06
Top Channel/ Paralizohet Italia, grevë e përgjithshme më 30 tetor: Transporti publik në rrezik!
29/10 12:05