Top Channel/ E papritur! Trump takon Putin në Budapest javën e ardhshme
16/10/2025 22:06

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin, janë pajtuar për t’u takuar në Budapest të Hungarisë, pas një bisede telefonike që zhvilluan të enjten, një ditë para vizitës së presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, në Uashington. “U pajtuam që javën e ardhshme të zhvillohet një takim i këshilltarëve tanë të nivelit të lartë… Presidenti Putin dhe unë më pas do të takohemi në vendin për të cilin u morëm vesh, pra në Budapest, Hungari”, shkroi Trump në platformën e tij Truth Social. Presidenti i Hungarisë, Viktor Orban, tha se vendi i tij është bërë tashmë “gati” për t’i pritur Trumpin dhe Putinin. “Takimi i planifikuar midis presidentëve, amerikan dhe rus, është lajm i shkëlqyer për njerëzit që duan paqe në mbarë botën”, njoftoi Orban. Trump shtoi se do të takohet me Putinin në Budapest “për të parë nëse mund ta përfundojmë këtë luftë ‘të palavdishme’ midis Rusisë dhe Ukrainës”. Si Kremlini, ashtu edhe Shtëpia e Bardhë, e përshkruan telefonatën midis Trumpit dhe Putinit si “të mirë” dhe “frytdhënëse”. Telefonata midis dy liderëve ndodhi pak para takimit të Trumpit me Zelenskyn, i cili pritet të mbërrijë në Shtëpinë e Bardhë te premten, ku do të bisedojë për mbrojtjen ajrore të Ukrainës dhe mundësinë që ajo të kryejë sulme me rreze të gjatë veprimi.

Top News – ‘Ekskursioni’ i Trump në Iran shkoi keq / 6 muaj luftë, kriza të reja në horizont
28/08 15:27
Top News – Emigrantët gati për një ‘pushtim’ të ri / Kampi në flakë, rikthehen përleshjet në Ceuta
28/08 15:03
Top News – Mobilizon 600 mijë trupa këtë vit / Rusia ‘forcon’ ushtrinë, 1.4 milionë viktima në luftë
28/08 14:41
Top News – Avionët grekë F-16 kapin dronin turk. Tensione në Egje, Athina akuzon Ankaranë
28/08 14:38
Top News – Njerëzit vrapojnë për në vende të larta / Shpërthen liqeni në kufirin Nepal-Kinë
28/08 14:36
Top News – Urdhërohen banorët të largohen / Ukraina: Rusët po vijnë, rrezikohet Khersoni
28/08 13:35
Top News – Do i ndryshojë emrin Atlantikut e Paqësorit/ Trump s’ndalet, ‘i rrëmben’ liqenin Kanadasë
28/08 13:27
Top News – Eklips spektakolar i Hënës…Sateliti ynë bëhet i kuq, spektakli vazhdon në qiell
28/08 13:22
Top News – Ajatollahu i zhdukur për gjashtë muaj / I shfytyruar e gjymtuar, kush e ka parë Khamenein
28/08 13:14
Top Channel/”Cunami nga qielli”, si ndodhi katastrofa në Nepal? “Vala arriti 200 metra lartësi”!
28/08 12:08
Top News – Diplomacia e luftës me Iranin…Tani e përqendruar vetëm te Ngushtica e Hormuzit
28/08 11:54
Top News – Putin nuk do ta sulmojë NATO-n / Trump siguron pas vizitës së shefit të CIA-s në Moskë
28/08 11:46
Top News – Një cunami i ri brenda 48 orësh / Frikë për një përmbytje të dytë vdekjeprurëse
28/08 11:43
Top News – Mbreti i Norvegjisë ndahet nga jeta / Vdes në moshën 89 vjeçare pas 35 vitesh në fron
28/08 11:37
Top Channel/Lavrov: Gati për propozime të reja mbi fundin e konfliktit!Trump: Nuk e sulmojnë NATO-n!
28/08 11:28
Top News – Vdes ‘Kasapi i Bosnjes’. Ndërron jetë në burgun e Hagës, Ratko Mlladiç
27/08 22:30
Top Channel/ SHBA godet rrjetin kinez të spiunazhit kibernetik, në shënjestër NASA
27/08 22:11
Top Channel/ Vrasje në një shkollë, ekzekutohen dy persona, viktimë edhe ish e dashura e autorit
27/08 20:09
Top Channel/ Alarm në portin e Barit, 3 raketa të fshehura në furgon, arrestohet një francez
27/08 20:08
Top Channel/ Vdes në burg “kasapi i Bosnjës”, Mlladiç i dënuar për gjenocid në Srebrenicë
27/08 19:56