Top News – Mbështetësit e Gulenit/ Turqi, dhjetera persona të ndaluar
13/10/2020 19:40

Policia turke ndaloi të martën dhjetëra njerëz, në kuadër të një operacioni kërkimi për 167 të dyshuar, shumë prej tyre ushtarakë aktivë, si pjesë e masave kundër mbështetësve të një kleriku mysliman të cilin qeveria e akuzon për grushtin e dështuar të shtetit mëse katër vjet më parë. Masat e reja synojnë goditjen e rrjetit të predikuesit Fethullah Gulen, i cili jeton në SHBA dhe që mohon se ka qenë i përfshirë në grushtin e shtetit të korrikut 2016, ku u vranë rreth 250 njerëz. Autoritetet filluan një operacion nga provinca bregdetare e Izmirit në kërkim të 110 të dyshuarve, përfshirë 16 pilotë, kolonelë dhe nënkolonelë, tha televizioni shtetëror Haber. Sipas tij, 89 të dyshuar janë arrestuar. Në një operacion tjetër që synonte pasuesit e klerikut Gulen, policia u vu në kërkim të 57 të dyshuarve të tjerë në 15 provinca, tha agjencia shtetërore e lajmeve Anadolu, duke shtuar se 32 persona ishin arrestuar. Që nga grushti i dështuar i shtetit, rreth 80,000 njerëz janë ndaluar në pritje të gjyqit ndërsa rreth 150,000 nëpunës civilë, personel ushtarak dhe të tjerë janë pushuar ose pezulluar. Më shumë se 20,000 njerëz janë dëbuar nga ushtria. Grupet e të drejtave dhe aleatët perëndimorë të Turqisë i kanë kritikuar përmasat e goditjes, duke thënë se qeveria po e përdor atë si pretekst për t’u mbyllur gojën kundërshtarëve. Qeveria i ka mohuar akuzat, duke thënë se masat janë të nevojshme për sigurinë kombëtare.

Top Channel/ Bisedimet për paqen, “zbutet” Putin dhe pranon BE në tryezë
12/11 23:26
Top Channel/ Trump “heq dorë” nga Irani: Nuk është më prioritet
12/11 23:19
Top Channel/ Sulm me armë në SHBA, një i vdekur e katër të plagosur
12/11 23:13
Top Channel/ Putin kërcënon me luftë të re: Trupat e huaja në Ukrainë, objektiv ushtarak
12/11 20:10
Top Channel/ ‘Tërmet’ te Nvidia! Pas 33 vites dorëhiqet shefi, që u lidh me spiunen kineze
12/11 19:58
Top News – Italia në kaos, alarm në 2 mijë shkolla / Kërcënime për bomba, evakuim vetëm me prova
12/11 15:26
Top News – Toka ka një mini-Hënë të re / Do mbetet në orbitë deri në dhjetor, 2 metra e gjerë
12/11 15:08
Top Channel/Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: “Herët për të identifikuar autorët”!
12/11 15:06
Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57
Top News – Rrëzohen raketa mbi Mekë / Huthit sulmojnë Arabinë Saudite, përshkallëzohet lufta
12/11 11:54
Top News – Stuhia shkakton kaos në Evropë / Po vjen drejt nesh, rrugët kthehen në lumenj të tërbuar
12/11 11:51
Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20