Pasi ushtarët rusë u panë duke vizatuar shkronjën Z mbi tanket që ishin dërguar në Ukrainë, simboli ka filluar të përdoret nga mbështetësit e Vladimir Putin në Evropë. Disa shtete gjermane kanë njoftuar se përdorimi publik i simbolit “Z”, që po përdoret për të shprehur mbështetjen ndaj luftës së Rusisë në Ukrainë, do të ndëshkohet me ligj. Përdorimi i simbolit “Z”, që është parë edhe në Beograd, ku qindra qytetarë janë parë duke protestuar në mbështetje të Putin.