Një skandal seksual ka plasur në Britaninë e Madhe, ku raportohet të jetë përfshirë Sekretari i Shtëndetësisë Matt Hancock. Sipas mediave të huaja, mësohet se ai ka pasur një raport të fshehtë me një nga asistentet e tij Gina Coladangelo. Ai është kapur nga kamerat e zyrës së tij teksa shkëmbente puthje pasionante me Ginan gjatë orarit zyrtar të punës. 42-vjeçari ka tradhtuar kështu gruan e tij Martha Hoyer Millar, me të cilën kishte 15 vite martesë. Punonjësi i cili zbuloi të gjithë skenën nga kamerat, tha për mediat e huaja se ngjarja është tepër tronditëse.