Top News – Masat kundër terrorizmit/ BE e nis aksionin nga interneti
11/11/2020 12:01

BE-ja do të ashpërsojë rregullat për luftën ndaj ekstremizmit online, deklaroi presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen. Komentet e saj vijnë pas disa sulmeve vdekjeprurëse që goditën së fundmi Francën dhe Austrinë. Brenda më pak se një muaji, militant të dyshuar islamikë vranë tetë persona në Paris, Nicë dhe Vjenë. Sulmet e rifokusuan vëmendjen e bllokut te kërcënimi nga ekstremizmi, i cili nuk ishte më në krye të rendit të ditës në Evropë që prej humbjes së militantëve të Shtetit Islamik në Siri dhe Irak, në vitin 2017. Ministrat e Drejtësisë dhe të Brendshëm të bllokut do të mblidhen për këtë çështje të premten. Von der Leyen tha se rregullat e BE-së do të përfshijnë masa për të luftuar përmbajtjen ekstremiste në platformat në internet. “Vlerat tona duhet të mbrohen në internet dhe jashtë tij. Javët e fundit e kemi parë edhe një herë sesa urgjente është një gjë e tillë”, tha Ursula von der Leyen. Charles Michel, i cili kryeson samitet e udhëheqësve të BE-së, propozoi krijimin e një instituti të veçantë evropian për të trajnuar hoxhallarët. Një draft i një deklarate të përbashkët për takimin e ardhshëm të ministrave, i parë nga agjencia e lajmeve Reuters, bën thirrje që emigrantët “të bëjnë përpjekje aktive për t’u integruar, derisa u ofrohet ndihmë në këtë drejtim”. Më herët, presidenti francez, Emmanuel Macron kërkoi një reagim të shpejtë dhe të koordinuar evropian ndaj sulmeve terroriste, i cili siç tha, duhet të fokusohet tek zhvillimi i një baze të përbashkët të dhënash, forcimi i politikave kriminale dhe shkëmbimi i informacionit.

Top Channel/ NATO në alarm, dronët rusë mbi Rumani, ngrihen avionët luftarakë
13/09 23:11
Top News – Motivet e vrasjes së Charlie Kirk. Hetimet e FBI, autori bashkëjetonte me një transgjinor
13/09 22:50
Top Channel/ Ukrainës i duhen 120 mld $ për të luftuar rusët
13/09 22:31
Top Channel/ Dhunë në protestat kundër emigrantëve në Londër
13/09 22:12
Top News – Trump urdhëron Orban-in: ‘Mos bli më naftën ruse! Vendosi sanksione Kinës’
13/09 21:00
Top News – Ekzekutoi Charlie Kirk. Autori i dyshuar rrezikon dënimin me vd*kje
13/09 20:40
Top News – ‘NATO të godasë Kinën’. Trump – Bëni si them unë, të mbyll luftë në Ukrainë’
13/09 20:20
Top Channel/ Asambleja e OKB-së pro shtetit palestinez, Izraeli kundër: Shqipëria abstenon!
13/09 15:02
Top News – ‘Putin testoi NATO-n mbi Poloni’. Ish këshilltari i Trump: Perëndimi u kap i pa përgatitur
13/09 14:57
Top News – Mossad refuzoi misionin në Katar. Netanjahu u detyrua që të përdorë ushtrinë
13/09 14:56
Top Channel/ “Nuk e keni idenë se cfarë ju pret”, gruaja e Charlie Kirk: Tani fillon “lufta”!
13/09 14:55
Top News- Siria negociata me Izraelin/ Bisedime për garanci sigurie nga Tel Avivi
13/09 14:42
Top News- Përshkallëzimi i sulmeve izraelite/ Mbi 250 mijë persona të tjerë largohen nga Gaza
13/09 13:37
Top Channel/ Këshilli i Sigurimit, SHBA e prerë: Do mbrojmë ‘çdo centimetër të territorit të NATO-s’
13/09 11:59
Top Channel/ Qëlloi mbi Charlie Kirk: Kush është 22 vjeçari “i sjellshëm”,“i adhuruar” nga mësuesit!
13/09 11:56
Top Channel/ Tërmet 7.4 në Rusi, panik mes popullsisë-Lëshohet paralajmërim për tsunami!
13/09 11:35
Top News- ‘Roja Lindore’, NATO nis operacionin/ Masat pasi u shkel hapësira ajrore polake nga Rusia
13/09 10:31
Top News – Eliminimi tragjik i Charlie Kirk/ E veja e konservatorit mban një fjalim prekës
13/09 10:29
Top News – Tërmeti shkund lindjen e Rusisë/ Lëshohet paralajmërim për cunami në Paqësor
13/09 10:27
Top Channel/ Nato aktivizon “Rojën Lindore”, Sekretari m Rutte: Një mesazh Rusisë
12/09 23:07