Top News – ‘Masakër’ në sallonin e tatuazheve / Gjashtë të vrarë në Kolorado, tmerr në rrugë
29/12/2021 13:16

Policia amerikane është duke hetuar për disa të shtëna me armë zjarri në Kolorado, që kanë lënë të vdekur të paktën gjashtë persona, përfshirë sulmuesin e dyshuar. Sipas autoriteteve, të shtënat kanë nisur në Denver, ku i dyshuari ka vrarë dy gra dhe ka plagosur një burrë në një sallon tatuazhesh. Ndërkohë, i dyshuari ka vrarë edhe një burrë në një tjetër vend në qendër të Denverit. Të shtëna janë dëgjuar edhe në një rrugë me shumë qarkullim afër spitalit në Denver, por nuk është raportuar për të plagosur, ka thënë policia. Disa minuta më vonë, policia e ka identifikuar të dyshuarin dhe ka tentuar ta ndalë. Një shkëmbim plumbash e ka dëmtuar makinën e policisë dhe i dyshuari ka arritur të ikë. I dyshuari ka vrarë edhe një tjetër viktimë. Ai më vonë ka ikur në këmbë dhe ka vrarë edhe një person në hotel. I dyshuari ka vdekur pas përballjes së dytë me policinë dhe një zyrtar është plagosur. Ende nuk është bërë e ditur nëse zyrtarët policorë e kanë qëlluar atë. Policia e ka identifikuar atë si Lynson McLeod, 47-vjeçar, i cili ka qenë emër i njohur për policinë në dy hetime tjera. Policia ka thënë se beson që McLeod ka shënjestruar shumicën e personave që ka vrarë, ndonëse ende nuk dihet motivi.

Top Channel/ Tronditet bota e teknologjisë! CEO i gjigantit të NVIDIA-s lidhje me spiunen kineze
08/11 23:09
Top Channel/ Trump luftë emigracionit! Zbulohet plani i presidentit pas humbjes
08/11 23:00
Top channel/ Rruga e “ferrit” në Egjipt, përplasen 2 trena, viktima e të plagosur
08/11 22:32
Top News – Pas 80 vitesh sërish frikë, banorët jo më të sigurt, tigrat rikthehen në Kazakistan
08/11 22:30
Top News – Parlamenti i ri serb mblidhet më 17 nëntor / Pas fitores së studentëve që rrëzuan Vuçiçin
08/11 22:15
Top Channel/ Polonia 2 ditë zi kombëtare për masakrën, hetime për sulm terrorist
08/11 20:21
Top Channel/ Japonia thyen traditën shekullore! Qentë dhe macet marrin bekimin e fëmijëve
08/11 19:08
Top Channel/ “Skifterët” fluturojnë në Angli/ Dënohen pesë shqiptarë, një prej tyre grabiti 9 shtëpi
08/11 15:12
Top News – Papa Leoni shkon në Argjentinë / Do të flasë para aleatit të ngushtë të Trumpit
08/11 15:12
Top News – Aksident i rëndë në Kroaci / Përmbyset autobusi me targa serbe, të paktën 2 viktima
08/11 15:11
Top Channel/ 165 mijë vende të reja pune në tetor, SHBA surprizon me punësimin
08/11 15:09
Top Channel/ Papa Leoni XIV sfidon Milein, varfëria ndez tensionet në Argjentinë
08/11 15:08
Top Channel/ 250 çifte martohen njëkohësisht, dasmë mes rrënojave të luftës në Gaza!
08/11 15:07
Top News – TikTok rrezikon shëndetin…BE përgatit gjobën, përdoruesit ‘humbasin’ në video
08/11 13:21
Top News – Trump ‘rinis’ luftën me Iranin / Raportohen shpërthime në jug, ‘origjina e paqartë’
08/11 13:15
Top News – Raketat e Huthive mbi qiellgërvishtëse / Tronditet Arabia Saudite, goditet Riadi
08/11 13:11
Top News – Ministri italian shënjestrohet nga Rusia/Hakerat zbulojnë të dhënat personale në Dark-Web
08/11 13:10
Top News – Përmbyten tendat, shira të rrëmbyeshëm / Gjendje katastrofike në Gaza, kampet nën ujë
08/11 13:10
Top News – SHBA, 20 milionë dollarë shpërblim…për informacione mbi programin bërthamor të Iranit
08/11 12:18
Top News – ‘Shkundet’ toka në Japoni…Lëkundje të tjera po vijnë! Tërmet i fuqishëm në vend
08/11 12:11