Në vijim të nënshkrimit të Marrëveshjes së Partneritetit Strategjik ndërmjet Shqipërisë dhe Turqisë është nënshkruar edhe marrëveshja për bashkëpunim në fushën e Shëndetësisë. Marrëveshja ka për qëllim të mbështesë dhe përmirësojë shkëmbimin e njohurive, përvojës, shërbimeve dhe teknologjisë midis dy vendeve, për të forcuar sistemet dhe politikat shëndetësore, përmes praktikave të përparuara akademike dhe shkencore.