Në kohën kur dhimbja e francezëve nuk është fashitur ende për djegien e Notre Dame-t, një tjetër katedrale përfshihet nga flakët. Këtë herë bëhet fjalë për kishën e Saint-Pierre-et-Saint-Paul në qytetin e Nantës, ku më shumë se 60 zjarrfikës janë duke luftuar më zjarrin, shkaku I të cilit për momentin është një mister. Pamjet nga vendngjarja tregojnë shtëllunga tymi që delin nga brenda ndërtesës gotike.