Dy vite pasi një zjarr përfshiu katedralen më të famshme në Paris dhe shokoi botën, presidenti francez, Emmanuel Macron, vizitoi të enjten kantierin e ndërtimit në të cilin është shndërruar Notre Dami, për të treguar se trashëgimia franceze nuk është harruar, pavarësisht koronavirusit. I shoqëruar nga ministra, arkitektë dhe një gjeneral në pension i ushtrisë, që po mbikqyr punimet e monumentit të shekullit të 12, Macron vlerësoi progresin e projektit ambicioz të rindërtimit dhe i ofroi shpresë publikut francez të lodhur nga pandemia, se një datë për fundin e punimeve do të mbërrijë një ditë, dhe ajo do të jetë e afërt.